POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Gjykata e Korçës/ 4.8 vite burg për përdhunuesin e 15 vjeçares, familjarët: Ndihemi të kërcënuar

Vetëm pak ditë më parë u dha dënimi për 54 vjecarin Ligor Biba, i cili u akuzua se përdhunoi fqinjën e tij 15 vjeçare. Gjykata e Korçës vendosi ta dënojë me 7 vite burg, ndërkohë që për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të kryejë vetëm 4.8 vite.

Ky dënim konsiderohet minimal nga familja e të miturës dhe tepër të shqetësuar ata kërkojnë që shteti të vendosë drejtësi. Me lot në sy, babai i 15-vjeçares tregon se jeta e tyre tashmë është e shkatërruar dhe çdo ditë jetojnë me frikë. Ndërkohë që thekson se njeriu që abuzoi me vajzën e tij, duhet të dënohet mbi 20 vjet. 

Pas zbardhjes së dëshmisë së 54 vjecarit i cili ka deklaruar para gjykatës se marrëdhënia ka qenë e dëshiruar nga e mitura, ajo ka hedhur poshtë këto fjalë duke treguar se çdo gjë ka ndodhur me forcë. Viktima e përdhunimit, 15 vjeçarja thotë se vendimi i dhënë është jo i drejtë dhe për këtë ajo akuzon gjykatësin se ka marrë lekë për të dhënë vendimin e shkurtuar.

Ngjarja e rëndë ku mbeti e përdhunuar e 15- vjeçarja nga fqinji i saj 54- vjeçari Ligor Biba ka ndodhur në mars të vitit 2017, ndërkohë që e mitura sot është nënë e një fëmije nga mardhënia me dhunë e fqinjit të saj. Fëmija ndodhet prej disa muajsh në jetimore, ndërsa kushtet e familjes së 15- vjeçares, vijojnë të jenë të mjerueshme.

a.me./b.ha.
Komento

Komente

  • bledi: 31/08/2018 02:50

    keni frik??? apo doni azil?

    Përgjigju