Gjykata i kthen gjysmat e pronave të sekuestruara ish-deputetit Mark Frroku

Gjykata i kthen gjysmat e pronave të sekuestruara ish-deputetit Mark Frroku

Mark Frroku

TIRANE-Gjykata e Apelit vendosi këtë të premte t’i kthejë një pjesë të pronave të sekuestruara ish deputetit Mark Frroku. Atij ia janë kthyer gati gjysma e pasurisë së sekuestruar, konkretisht apartamente dhe dyqane.

Ish deputeti u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës për 3 vepra penale konkretisht “Fshehje të Pasurisë” “pastrim parash” dhe “ndërtim të paligjshëm”.

Ndërkohë Mark Frrokut me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda vijojnë t’i mbeten të bllokuara disa pasuri si toka dhe apartamente në Tiranë e zona bregdetare, vlera e të cilave shkon deri në gjysmë milionë euro.

Në 10 maj të këtij viti gjykata e liroi ish-deputetin Mark Frroku. Ai ishte dënuar me 7.6 vite burg për fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje.

Frroku u akuzua edhe për një vrasje në Belgjikë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999, por akuzat për këtë krim ranë për mungesë provash, ndërsa ish-deputeti deklaroi disa herë me radhë se ai nuk kishte gisht në këtë ngjarje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shtet bajgë: 10/11/2018 09:09

    Hahahahah bravo bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen