Gjykata Kushtetuese çon gjyqtarët Dedja dhe Tusha në KED, rrëzohet Dizdari

Gjykata Kushtetuese çon gjyqtarët Dedja dhe Tusha në KED, rrëzohet Dizdari

Në foto Bashkim Dedja,Vitore Tusha dhe Gani Dizdari

Gjykata Kushtetuese propozoi sot emrat e dy gjyqtarëve si anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe të gjyqtarit që rrëzohet.  ‘Në përmbushje të detyrimit që buron nga pika 4, e nenit 221, të Ligjit nr 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, publikohet lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për të qenë Anëtarë të Keshillit të Emërimeve në Drejtësi: Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha’-u shpreh Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese njoftoi se ish-gjyqtari Gani Dizdari nuk plotëson kushtet e parashikuara në ligj, për të qenë anëtar i Keshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha janë të vetmit nga Gjykata Kushtetuese që kanë kaluar me sukses procesin e Vettingut, pasi KPK shkarkoi anëtarët Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha, ndërsa dha dorëheqjen Besnik Imeraj. Vitore Tusha ishte edhe propozim I presidentit Meta, pak ditë për parë për të qenë kryetare e KLSH-së.

Gani Dizdarit i ishin gjetur probleme me pasurinë dhe po ashtu u gjet se ai kishte kontakte të papërshtatshme të cilat cënonin integritetin e figurës së gjyqtarit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është institucion i ri, i cili krijohet për herë të parë, do të ushtrojë rolin kryesor në emërimet në sistemin e drejtësisë. Përgjegjësitë kryesore të KED do të jenë vlerësimi i përmbushjes së kushteve e kritereve ligjore, profesionale dhe morale nga kandidatët për emërimet në gjithë sistemin e drejtësisë.

KED do të përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët shërbejnë për një mandat 1- vjeçar, nga 1 janari më 31 dhjetor të vitit përkatës. Anëtarët përzgjidhen, çdo vit, me short, sipas këtij përfaqësimi: 2 anëtarë nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, 1 anëtar nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, 1 anëtar nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, 2 anëtarë nga gjyqtarët dhe 2 nga prokurorët e gjykatave të apelit, dhe 1 anëtar nga gjyqtarët e gjykatave administrative. Anëtarët mund të shërbejnë për më shumë se një mandat, nëse ju bie shorti më shumë se një herë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale