Gjykata, Mziu në qeli: Jam i
pafajshëm, përballem me ligjin

Gjykata, Mziu në qeli: Jam i<br />pafajshëm, përballem me ligjin
TIRANË - I arrestuar për shpërdorim detyre kreu i bashkisë Kamëz Xhelal Mziu mbetet në burg. Mziu është paraqitur para Gjykatës së Tiranës në mesditë për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij, ndërsa ka deklaruar para gjykatës se është i pafajshëm dhe i gatshëm të përballet me drejtësinë. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa të shumtë në numër nuk kanë munguar simpatizantët e mziut jashtë gjykatës.
 
Në seancën me dyer të mbyllura Mziu si ka pranuar sërish akuzat duke deklaruar se është i pafajshëm dhe do të përballet deri në fund me ligjin.
 
Pas vendimit të gjykatëses Marinela Osmani, kreu i bashkisë Kamëz është shoqëruar nga uniformat blu në qelitë e paraburgimit, ndërsa për avokatin e bashkisë, Altis Hoti ende nuk ka asnjë gjurmë dhe ai rezulton në kërkim policor.
 
Xhelal Mziu akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pabarazisë në tendera” ku së bashku me juristin Hoti nga hetimet e prokurorisë rezultojnë përgjegjës për favorizuar të firmës Everst shpk, në një tendër publik për ndërtimin e rrugës Allias-Laknas i ri.


ORA 12:00 MZIU MBERRIN NE GJYKATEN E TIRANES
Xhelal Mziu ka mbërritur në gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj. Ndërkaq gjyqtarja Marinela Osmani ka vendosur që seancën e masës së sigurisë ta zhvillojë me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias.

Ndërkaq, akuza përfaqësohet nga prokurorja Antoneta Malaj.
xhelal mziu
(Në foto: Në rreth kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu duke zbritur nga furgoni i policisë në gjykatë)

xhelal mziu

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali