Gjysëm shekulli me pëllumbat 'Balli', dashuria dhe sakrificat e Ibrahim Karajt për shpendin e veçantë

Ka më shumë se gjysëm shekulli që kujdeset për pëllumbat dhe është i dashuruar me ato të llojit "Balli", të cilat gjenden vetëm në vendin tonë dhe njihen me emrin "Balli elbasani". Ibrahimi, që kur i pa ata për herë të parë filloi ti rrisë dhe sot numëron më shumë se 30 të tillë.

Më të voglin prej tyre, të cilit i ka vendosur edhe një unazë të dedikuar në këmbë na e prezanton vetë Ibrahimi, të cilin e takojmë në ambientin e tij të preferuar, atje ku k ndërtuar një shtëpi 3 katëshe për shpendët e tij.

Ky është më i vogli i familjes së pëllumbave tek unë. Është një muajsh, në këmbë ka edhe unazën me emrin tim Bim Karaj dhe vitin 2018.

Ibrahim Karaj, rritës pëllumbash

Bukuria në paraqitje,  dhe sjellja e tyre lozonjare e kanë bërë Ibrahimin të pëlqejë kaq shumë këta lloj shpendësh. Ngjyrat e puplave të tyre, të cilat duken si spirale dhe bishti i gjatë janë për Ibrahimin pamja më e bulur që mund të shohë gjatë ditës.

Pasioni im për këtë lloj pëllumbi ka filluar që në moshën 7 vjeccare tek një miku im këtu afrë shtëpisë i cili kishte pëllumba. Duke qenë se e kisha shumë afër me shtëpinë , ky pëllumb filloi të më pëlqejë dhe aty lindi edhe pasioni im, q ëunë nuk jam shkëputur edhe sot e kësaj dite. Është një shpend shumë i rrallë dhe shumë i bukur, prejardhja e tyre sipas gojëdhënave është nga Elbasani.

Ibrahim Karaj, rritës pëllumbash

Aq shumë i do pëllumbat Ibrahimi sa edhe sakrifikon për ta , nga kufizimi i të dalave deri tek blerja e mjekimeve të shtrenjta.

Sakrificat janë të ndryshme. I kufizoj të lëvizurat nga familja sepse këta janë pëllumba që duan një kujdes të jashtëzakonshëm. Unë edhe mjekimet e tyre i marr nga Gjermania. Për ta kujdesem njëlloj sicc kujdeset një prind për fëmijën e tij. Pasioni është pasion dhe lind me njeriun. Kur më sëmuren pëllumbat zëre se më sëmuren fëmijët dhe ndihem shumë keq. Këtë vit kam humbur 9 prej tyre.

Ibrahim Karaj, rritës pëllumbash

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra