POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Goditet banda e prostitucionit në Itali, prangosen 22 shqiptarë, bllokohen 25 mijë €

Foto ilustruese

ITALI-23 persona janë arrestuar nga policia për shfrytëzim prostitucioni. Mes të arrestuarve 22 janë nga Shqipëria, ndërsa një grua është rumune. Operacioni u zhvillua në Como, Monza dhe Brianca ditën e enjte, ndërsa u publikua nga autoritetet italiane mëngjesin e sotëm. Tre nga të dyshuarit akuzohen gjithashtu për armëmbajtje.

Gjatë kërkimeve u sekuestruan edhe 25 mijë euro. Ata akuzohen se kanë shfrytëzuar më shumë se 25 vajza kryesisht shqiptare, bullgare, moldave, polake, rumune, hungareze. Sipas medieve italiane banda shqiptare u zbulua nga përgjimet telefonike. 

Vajzat kontrolloheshin përmes telefonatave të vazhdueshme dhe SMS-ve.  Të arrestuarit i shoqëronin nga vendet e prostituimit deri në shtëpitë e klientëve. 

Vajzat detyroheshin që të prostituonin, ndërsa ndaj tyre ushtrohej edhe dhunë fizike. Nëse largoheshin nga stacioni ku prostituonin, kërcënoheshin, po ashtu edhe nëse të ardhurat që sillnin ishin të ulëta.

d.ba.
Komento

Komente

  • Ali: 14/09/2018 10:25

    Popull derr po mushim burgjete e botes e derra.

    Përgjigju