Goditet banda shqiptare në Ancona, në biznesin e drogës ishte përfshirë edhe gjyshja 64-vjeçare

Goditet banda shqiptare në Ancona, në biznesin e drogës ishte përfshirë edhe gjyshja 64-vjeçare

Gjyshja duke shkuar në punishten e drogës

ITALI- Një biznes i vërtetë familjar me bazë në Falconara të Anconës ka çuar në arrestimin e 7 personave. Bëhet fjalë për një familje e cila merrej me prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në prangat e policisë ka rënë koka e bandës, një 32-vjeçar shqiptar, vëllai i tij i vogël 29-vjeçar; një senegalez 47-vjeçar; një italiane 35-vjeçare; gruaja e kapos dhe një gjyshe 64-vjeçare, e cila ishte mjaft aktive në dyqanin poshtë shtëpisë, ku edhe prodhohej droga. Një urdhër detyrim paraqitje u lëshua për një 56-vjeçar, i cili luante rolin e mbajtësit të parave.

Banda e fshihte drogën në një vrimë afër shtëpisë, ku edhe jetonin 4 fëmijë dhe më pas klientët shkonin dhe e merrnin. Gjatë operacionit të policisë, policia sekuestroi një kg hashash dhe 40 gram kokainë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë