Operacionet/ Basha: Janë cironka për të shpëtuar ‘peshkun’ e madh. Rama: Shpif, shpif se lirohesh

TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për arrestimet masive të policisë së shtetit, që goditi katër grupe kriminale. Lideri i PD shprehet se të arrestuarit në 24 orët e fundit janë ‘peshq’ të vegjël, pasi sipas Bashës, ‘peshku’ i madh është kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Është kapur në flagrancë në përgjime me krimin. Pra në shkëmbim të votave për PS duke u ofruar tendera, peshku i madh quhet Vangjush Dako. Këta të tjerët janë peshq të vegël që serviren për të shpëtuar Dakon dhe për të shkatërruar hetimet. Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër Prela. Peshqit e vegël që janë arrestuar mbrëmë do të lirohen. Sot kemi një celulë kriminale, që duke i servirur opinionit disa peshq të vegjël, cironka të mbyllet hetimi për Dakon dhe katër deputetë të tjerë të PS. Kjo ka shfryrë dosjen Dako-krim i organizuar. Unë ua kam thënë para dy vitesh këtë.

Lulzim Basha

Kësaj deklarate me anë të një statusi në Tëitter i është përgjigjur, kryeministri i vendit Edi Rama, i cili është shprehur se të gjithë e kanë marrë vesh që sulme të tilla vijnë nga çëshjtet e hapura me drejtësinë duke theksuar edhe njëherë se lufta me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet.

Shpif shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s'ka më peshk se rob jo e jo, që s'e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë!Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet. 

Edi Rama, kryeministër

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit dhanë sot shifrat e bilancit të operacionit që u realizua në tre ditët e fundit në 12 qytete të vendit nga veriu në jug. Gjithsej janë lëshuar 44 urdhër arreste për katër grupet kriminale, ndërsa janë ekzekutuar 27 dhe 6 të tjerë janë ende në kërkim nga policia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesia: 23/10/2018 15:22

    Funderrine,te merresh me Babalet e te tjerresh histori te peshtira,te mundohesh me spiunlleqe ti besh gropen tjetrit,nuk je gje tjeter vetem se nje vemje,nje njeri pa cipe ne fytyre,pa moral e karakter.

    Përgjigju
  • I pa besushmi: 22/10/2018 18:22

    Kjo eshte dicka e mire sepse e dine dhe vte qe jane peshkaqener te medhenj dhe do tu vije radha se shpejti.

    Përgjigju
  • Daja: 22/10/2018 16:37

    Funderrine mbete e Lul Ziu,vegel qorre e Sali Kriminelit.

    Përgjigju
  • Tata: 22/10/2018 15:47

    Nje flal te mire se gjete O HOLLANDEZ per ata djem Nenash qe ndeshen me krimin per jete a vdekje po vetem si gramafoni i prishur se a nuk je ti ke mbi supa gjashte akuza kriminale qe do ti kete zili krimineli me i eger ne bote .Hiq dore nga vrima e celsit dhe hap deren dhe prezantoje me programe P. D .para popullit se ke humb cdo rruge njerzore .

    Përgjigju
  • Vlorë: 22/10/2018 15:27

    Ik o bythqir gjej ndonje babale TJETER dhe meru me ate dhe 1 vit

    Përgjigju
  • Fraiku: 22/10/2018 14:34

    Perse nuk vini kryeprokuror kunatin e shokut Luli? Ne vend te Preles vini vellain e Lulit qe dha doreheqjen perpara vetingut. Lulit i ka ikur fytyra, po Salianji, Alibeaj, Bylykbashi, Noka, Vokshi ku jane fshehur dini gje?

    Përgjigju
  • Populli: 22/10/2018 14:20

    Luli,ti je nje peshk i madh dhe nje i pafytyre.

    Përgjigju
  • Donela: 22/10/2018 14:16

    Po karagjoz ngeli ky derdimen,nje babale kryetar qe do te vije ne pushtet vetem duke pergjuar tek vrima e celsit,karagjoz njeri ordiner.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut