Gola shqiptarë në Europë,
shënojnë Cana, Curri, Gjasula...

Gola shqiptarë në Europë,<br />shënojnë Cana, Curri, Gjasula...
Shqiptarët në Evropë kanë shënuar disa gola këtë fundjavë. Lorik Cana tundi rrjetën në golin e dytë të Lazios me një predhë fantastike jashtë zonës që tronditi portierin. Në javën e fundit të ligës së dytë gjermane Jurgen Gjasula ka shënuar 1 gol në barazimin e Duisburgut me skuadren Dusseldorf.

Gol tejet të rëndësishëm ka shënuar Skerdilajd Curri për skuadren Erzebige Aue. Goli i Currit bëri që Aue të qëndrojë në ligë edhe për 1 edicion tjetër. Ndërkaq sulmuesi kosovar Shpetim Hasani ka shënuar gol për skuadren suedez Norrkoping.

Xherdan Shaqiri i ka përshëndetur tifozët e skuadrës kampione zvicerane Basel, edhe me 2 gola të tjerë. Në ndeshjen ndaj Zurich, Basel fitoi me rezultat 1 me 5 ndërsa Xherdani realizoi 2 herë. Ai do të luajë me Bayern Munchen pas qershorit. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale