'Gorilla' dhe a po e ndihmon Rama, Bashën!?

'Gorilla' dhe a po e ndihmon Rama, Bashën!?

Lulzim Basha dhe Edi Rama pas marrëveshjes së 17 majit

Lulzim Basha është në pikën më kritike përsa i përket besushmërisë si lider i PD-së dhe opozitës në përgjithësi. Lulzim Basha sot për sot bind vetëm deputetët e tij si lider. Ndërkombëtarët kanë shprehur në rritje mosbesimin ndaj tij. Në këtë pike ai që po e ndihmon është as më pak e as më shumë por vetë Edi Rama.

Në ka ndonjë politikan që di vlerat e medias, ky është Edi Rama. Si duket marrveshja e lidhur para zgjedhjeve, po vihet në jetë tani. Rama është mjeshtër në manipulimin e audjencës. Por për mos dëmtuar as veten e as Bashën, i ka servirur shqiptarëve, Ballën, Salijanin, Babalen, Alizotin.

Por Rama, duke parë vështërsinë që haste Basha, tani u fut në konflikt me mediat online. Dy ditë pasi Rama bëri lajmërimin për regjistrimin ose në të kundërt do t’ju vërë drynin, 80% e këtyre mediave, filluan sulmin frontal ndaj Ramës.

E këtu Rama ka vënë në jetë eksperimentin që David Simons bëri me një grup individësh.

Eksperimenti i Simons ishte:

-Ai mori një grup individësh dhe i vendosi përpara një ekrani të madh, duke vendosur dy ekipe të veshura njëri me ngjyrën e bardhë dhe tjetri me ngjyrën e zezë.

Secili nga ekipet kishte një top të tijin dhe qëllimi i njerzëve ishte të numëronin sa herë ekipet ia pasonin topin njëri tjetrit. Pasi mbaroj minutazhi. Simons pyeti individët, se sa herë ekipet kishin pasuar topin me njëri- tjetrin, përgjigja ishte e saktë nga ata që e panë.

Pasi dëgjoj përgjigjet. Simons menjëherë pyeti. Kush nga ju pa një gorillë në ekran? Kjo pyetje i kapi në vështërsi të pranishmit, disa menduan se ai po bënte shaka dhe filluan të qeshnin. Simons i uli edhe një herë në vende të pranishmit dhe i ftoi që ta shihnin videon nga e para por:

Kësaj here mos numëroni pasimet e topit, por kini mendjen tek ajo që ndodh dhe kështu të pranishmit vërejtën që në fund të minutës së parë një njeri i veshur si gorillë kalon në mes të ekipeve, por ato më parë nuk e kishin parë. Ky eksperiment ilustron atë që po ndodh saktesisht në Shqipëri. Shqiptarët kanë krijuar një verbëri të pavetëdijshme ndaj politikës.

Militantët e PD-së janë fokusuar në disa detaje që nxjerr PD-ja, në asnjë moment nuk pranojnë debat. Ata të PS-së, mbrojnë variantin e Taulantit dhe Ramës. Asnjë nuk e shikon “gorillën” që kalon në mes. “Gorilla” që kalon në mes është as më pak e as më shumë por loje e dyshes Rama-Basha me shqiptarët.

“Gorilla” ka kaluar në mes të vetingut, “Gorilla” ka kaluar në mes të listave që Rama dhe Basha bënë, “Gorilla” është pas firmave që marrin koncesione.

Dikur në foltore të parlamentit dilte Teodor Keko, Gilman Bakalli, E’them Ruka, sot kjo “gorillë” që shqiptarët nuk shohin, na ka bërë peshqesh në parlament, Salijanin, Klevisin, Mul Nokën, Spiropalin, Strekaj, Ndreu, Valentina e dreqi e shejtani.

Shqiptarët, duke u fokusuar në disa detaje humbasin pjesë të rëndësishme të ngjarjes dhe veprimtarisë. Kjo, si pasojë e karakteristikave fizike dhe psikologjike të njeriut dhe trurit të tij.

Rama duke u futur në konflikt me mediat, po i bën një nder Lulzim Bashës, e Rama nuk është aq budalla sa mos e kuptojë se po con ujë të kulluar tek Basha. Ai po e bën me vetëdije të plotë.

Se çfarë ka marrë në këmbim. Atë do e shohim kur Basha të vijë në pushtet. Do e shohim kur Ervin Salijani do bëhet ministër i Brendshëm. Nëse do të hapë ndonjë çështje për Ballën, Xhafën apo eksponentë të tjerë të së majtës. E pas gjithë kësaj shqiptarët përsëri nuk do e shohin “gorillën”, këta të PD-së do t'i gëzohen pushtetit, ata të PS-së do jenë të zënë kush do jetë kryeri i ri.

Ministrat e sotëm, që do jenë ish- ministrat e nesërm do prishim lekët e grabitura. Ata të opozitës së sotme, që do jenë të qeverisë neser do fillojë të vendosin kapital. /Marrë nga Facebook/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jeton fadil BAJG gjoleka: 17/10/2018 13:28

    I dashur ilirjan blloshmi aq bukur e ke shkruar sa ska ku të shkoj më. Xheni sy peshkaqeni po bën kokrën e qefit me lekët e grabitura të popullit të tejskajshëm të varfër Shqiptar e spo i hyn as një gjëmb në këmb me një fjal xen gorilla sduket po sa ka si xeni ? mul noka jozefina zhelja genc hunddr ruli majlinda bregu sa e sa të tjer që kan vjedhur me të dyja duart nga të dy krahet si andi harasani e Shqiptarët spo e marin vesh që është marveshje e përkryer e këtyre hajdutve ordiner të dy kampeve. Çe ka gjetur ridvan boten që bēn jet luksi me lekët e vjedhura ? Asgjë. Mjer Shqiptarët.Zoti i bekoft.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD