Grabitën 55 shtëpi në Berlin, ja kush janë 3 shqiptarët e arrestuar (EMRAT)

Grabitën 55 shtëpi në Berlin, ja kush janë 3 shqiptarët e arrestuar (EMRAT)

3 shqiptarët e arrestuar në Berlin

Tre shqiptarë kanë dalë para gjykatës në së rrethit të Postdam në Gjermani, pasi akuzohen se janë pjesë e një bande grabitësish që veprojnë në gjithë Evropën. Bëhet fjalë për Flori.K, 42-vjeç, Dorjan.K, 30 vjeç dhe Leonsi.K 29-vjeç. Ndërkohë një shqiptar tjetër i identifikuar si Argjend M. 24-vjeç, i cili është ende në arrati.

Sipas raportimit të medieve gjermane, bëhet me dije se në vetëm 32 ditë, ata kanë hyrë në 55 shtëpi familjare në Brandenburg dhe Berlin ose të paktën kanë provuar të hyjnë për të grabitur, ndërsa në disa raste kanë ushtruar edhe dhunë ndaj familjarëve.

Për të shkurtuar gjykimin kundër tyre, gjykata ka propozuar një marrëveshje për të akuzuarit në mënyrë që ata të përfitojnë një dënim më të butë, maksimumi prej 4 vjet e 6muaj. Ndërsa gjykatësi Bodo Wermelskirchen ka kërkuar nga tre të pandehurit të rrëfejnë shtatë grabitjet e kryera dhe të publikojnë mallrat e marra me qëllim uljen e dënimit.

Ndërkaq, të mërkurën shqiptarët do të jenë para trupit gjykues në Potsdam. 
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen