Grabitën me armë zjarri një banesë në Bulqizë, policia arreston një prej të dyshuarve (EMRI)

Grabitën me armë zjarri një banesë në Bulqizë, policia arreston një prej të dyshuarve (EMRI)

Foto Ilustruese

BULQIZË- Policia ka kapur një 23-vjeçar nga Bulqiza, i cili është i dyshuari kryesor për një grabitje me armë zjarri të ndodhur tre ditë më parë.

I arrestuari është i identifikuar si Florenc Xheleku, 23 vjeç, banues në Bulqizë, ndaj të cilit Gjykata e Lezhës ka caktuar masën “arrest në shtëpi”.

Pas denoncimit të vjedhjes, policia ka shkuar në shtëpinë e të riut por nuk e ka gjetur atë. Kështu policia ngriti pika kontrolli grackë në zonë, duke bërë të mundur kapjen e të riut në afërsi të një lokali edhe pse ky i fundit ka bërë rezistencë.

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

NGJARJA

23-vjeçari në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të maskuar dhe me armë kanë hyrë për të marrë sende me vlerë në banesën e  A.M, 50 vjeç. Më pas të tre grabitësit janë larguar nga banesa me mjetin tip benz në pronësi të 50-vjeçarit. Më pas ky automjet u gjet nga policia i braktisur.

Njoftimi i plotë:

Bulqizë

Policia e Bulqizës kap dhe ndalon 23 vjeçarin nga Bulqiza si autorin kryesor të dyshuar për ngjarjen e ndodhur më datë 22 Shtator në Bulqizë , për vjedhje me armë.

Në vijim të hetimeve të pandërprera të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur nga Drejtoria Vendore e Polcisië Dibër dhe Komisariati i Policisë Bulqizë , për zbardhjen e vjedhjes me armë ndodhur më datën 22 Shtator në Bulqizë, nga tërësia e veprimeve të kryera duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit , është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i të dyshuarit si autori kryesor i ngjarjes i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia disa orë më vonë pasi ndodhi ngjarja dhe konkretisht shtetasi: 

Florenc Xheleku, 23 vjeç, banues në Bulqizë, ( Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.)

Ky shtetas dyshohet se me datë 22.09.2018, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të maskuar dhe dyshohet se posedonin edhe armë, kanë hyrë në banesën e shtetasit A.M, 50 vjeç dhe pasi kanë kontrolluar për sende me vlerë, janë larguar duke marrë automjetin tip benz në pronësi të zotit të banesës, ku më pas ky automjet u gjet nga policia i braktisur.

Menjëherë pas ngjarjes Policia e Bulqizës, bazuar në informacionet e shpejta të marra në rrugë operative si dhe mbi bazën e dyshimeve ka ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi i cili ishte me masë dënimi “Arrest në shtëpi”.

Shërbimet e Policisë nuk e kanë gjetur në banesë këtë shtetas pasi ka ndodhur ngjarja . Policia e Bulqizës, ngriti pika kontrolli grackë, ku mbrëmjen e djeshme është kapur në afërsi të një lokali.

Në momentin e kapjes nga Policia ky shtetas ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohet por është prangosur nga shërbimet e Policisë. 

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale "Vjedhje me armë", "Armëmbajtje pa leje", "Plagosje e lehtë", "Veprime në kundërshtim me Gjykatën" të kryera në bashkëpunim, "Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit", parashikuar nga nenet 140,278, 89, 321, 323, 25, të Kodit Penal

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen