Grabiti dy karburante në Vlorë sot në mëngjes, autori doli nga burgu 20 ditë më parë (VIDEO)

VLORË - Dy pika karburanti janë grabitur mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Fier nga një person i maskuar dhe i armatosur. Grabitja e parë ka ndodhur në orën 05:53 minuta në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës. Grabitësi i maskuar dhe me një armë zjarri në dorë i është drejtuar pikës së karburantit në pronësi të F.S dhe ka marrë paratë që ndodheshin në arkë. Më pas ai ka grabitur edhe një pikë tjetër karburanti, duke marrë gjithashtu xhiron ditore. Autor i grabitjeve është identifikuar Mariglen Mustafaj, nga Berati, i cili është arrestuar disa orë më pas. 

Report Tv mëson se se grabitësi kishte dalë nga burgu 20 ditë më parë. Ndërsa tashmë do t'i duhet t'i drejtohet sërish qelive për t'u përballur me akuzat e grabitjes nën kërcënimin e armës. 

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 05.10.2018, në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës, dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S, dhe nën kërcënimim e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.

Bëjmë me dije se nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.

Në vijim do t'ju bëjmë me dije detaje të tjera.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 05/10/2018 11:10

    Futini nje shiringe ne damare dhe te largohet i qete nga kjo bote, para se te marre te tjere me qafe. Eshte rast i pashprese per t'u bere njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rrjeta e çarë e Amnistisë

Rrjeta e çarë e Amnistisë