Grabitja arkës në Katredalen e Korçës, lirohen dy të arrestuarit, në pranga tre të tjerë (EMRAT)

Grabitja arkës në Katredalen e Korçës, lirohen dy të arrestuarit, në pranga tre të tjerë (EMRAT)

Arka e grabitur në Katredalen e Korçës

KORÇË - Një javë pas vjedhjes së një sasie lekësh në Katedralen e qytetit të Korçës, policia ka arrestuar sot tre persona. Të arrestuarit janë Ronaldo Berberaj, 18 vjeç, Lorenc Berberaj, 18 vjeç dhe R.SH, 15 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe po punohet për kapjen e shtetasve D.H., 15 vjeç dhe M.T., 14 vjeç, banues në Korçë, bazuar në nenin 134 të Kodit Penal. Më herët u liruan nga Gjykata dy nga të arrestuarit që u dyshuan si autorë, Joni Cigare dhe Genci Arifi, për mungesë provash. Për tre të lartpërmendurit do të pritet seanca për caktimin e masës se sigurisë, për të parë, nëse provat e grumbulluara nga policia, krijojnë dyshim të arsyeshëm për autorësinë e vjedhjes së objektit të kultit.

Prifti At Ilia, në një prononcim për mediat pas ngjarjes tha se kjo katedrale po vidhet për herë të tretë dhe se vala e grabitjeve po vazhdon. Autorët e grabitjes u shtirën si besimtarë dhe kanë hyrë në kishë, ndërsa pasi janë larguar njerëzit e tjerë, ata kanë grabitur arkën e të varfërve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë