Grabitja e 7.5 mln lekëve të reja të patentave në Durrës, pranga dy punonjësve të policisë private (Emrat)

DURRËS- Pas grabitjes së 7.5 milionë lekëve të reja të Drejtorisë së Patentave (SHIKO KËTU), policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy punonjësit e policisë private që po transportonin paratë në një bankë të nivelit të dytë.

Report Tv ka mësuar se bëhet fjalë për Fejzi Sakaj dhe Astrit Gjata të dy banues në Durrës, të cilët akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhuar për të ruajtur paratë që po transportonin.

Grabitja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:50 në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të Unazës së plazhit.

Tre autorët të armatosur dhe të maskuar shfrytëzuan kohën e keqe me shi për t'i ngritur pritë makinës së kompanisë private të sigurimit dhe për t'i grabitur paratë.

Ndërkohë policia ka rënë në gjurmë të tre grabitësve dhe po punon për kapjen e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•F.S. 46 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private ;
• A.Gj. 55 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private.

Shtetasit e mësipërm janë arrestuar pasi dyshohet të kenë konsumuar veprën penale"Shpërdorimi i detyrës" ku ditën e djeshme, në lagjen nr.14 Shkozet dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjetit (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.

Vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 15/12/2018 14:33

    Kompania private , sipas ligjit , per mos veprime te sigurise duhet te cdemtoj drejtorine e patentave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen