Vrasja në Kamëz, autorët të veshur sportiv, djali 6-vjeçar pa prindërit të mbuluar me gjak

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kaluar Kamzën, ku një tentativë grabitjeje në rrugën "OSBE" ka përfunduar me vrasje. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes që lamë pas, ku u vra shtetasi Agim Buçi, 52 vjeç, baba i katër fëmijëve dhe u plagos me thikë bashkëshortja e tij, Merita Buçi, 44 vjeçe. Minimarketi ndodhej shumë pranë banesës së familjes Buçi. Në dyqan me dy prindërit ka qenë edhe djali 6-vjeçar i cili është bërë dëshmitar i të gjithë skenës së krimit, ndërsa është gjetur në gjendje shoku nga të afërmit.

Pas përleshjes, autorët kanë qëlluar me armë fillimisht bashkëshorten e cila ka marrë një pumb në këmbë. Agim Buci ka tentuar t'i sulmojë autorët me një thikë, por njëri prej tyre e qëllon atë me pistoletë, duke i shkaktuar plagë të rënda në organet jetike.


Viktima Agim Buci dhe bashkëshortja e tij Merita Buci e cila mbeti e plagosur


(Viktima Agim Buçi)

Nga ana e saj, policia ka shoqëruar 13 persona për t’i marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, si dhe ka vënë në dispozicion shumën prej 5 milionë lekë të reja për çdo person që jep informacion mbi autorët e krimit. Autorët e krimit dyshohet të kenë qenë dy persona të armatosur, me maska dhe të veshur sportiv.

Rindërtohet skema si ndodhi ngjarja
Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe dëshmisë së të afërmve dhe fqinjëve, grupi hetimor ka rindërtuar skenën si ndodhi vrasja e mbrëmshme në Kamëz, gjatë tentativës për grabitjen e një minimarketi. Fillimisht grabitësit janë futur në minimarket dhe i kanë kërkuar lekët Merita Bucit. Ajo ka ngritur duart lart dhe u ka thënë nuk kam lekë. 

Më pas njëri prej grabitësve e ka qëlluar me pistoletë në këmbën e djathtë. Agim Buci ka qenë te pjesa e jashtme e marketit duke rregulluar arkat e fruta-perimeve. 

Kur është futur në dyqan Agimi është përballur me grabitësit. Në një moment Agimi ka marrë thikën e djathit dhe ia ka drejtuar grabitësve. Këta të fundit e kanë qëlluar në pjesën e barkut 1 herë. 

Më pas grabitësit janë trembur dhe kanë ikur me shpejtësi. Djali i vogël ka parë gjithë skenën kur është plagosur mamaja e tij dhe më pas është fshehur poshtë banakut. Djali ka parë edhe babin të mbuluar me gjak. 

Kamerat e sigurisë filmuan ngjarjen
E gjithë skena e përleshjes dhe krimit të rëndë është fiksuar nga kamerat e sigurisë së marketit. Policia ka sekuestruar pamjet të cilat mund të hedhin dritë mbi karakteristikat fizike dhe identiktin e grabitësve. Policia ka vënë një shpërblim prej 5 milionë lekë të reja për këdo që do japë informacione të vlefshme cilat do çojnë në kapjen e autorëve.

Jane shoqeruar deri tani 13 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen. Vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranes ve ne dispozicion 5.000.000 leke per cilindo qe jep informacion te vlefshem. Per cdo informacion qe   do sherbeje  per identifikimin e  autoreve te  kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299,  duke garantuar anonimatin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:15
Kamëz, Basha takon familjarët e viktimës: Ngjarje barbare, dhimbje ekstreme

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar barbare ngjarjen e mbrëmjes së kaluar në Kamëz, ku u vra nga grabitësit pronari i një minimarketi dhe u plagos rëndë bashkëshortja e tij.

Basha është takuar sot me familjarët e Agim Bucit dhe ju ka shprehur ngushëllime për ngjarjen e tmerrshme, ndërsa ka bërë thirrje që të merren masa për të parandaluar akte të tilla kriminale.

“Ngjarje barbare. Babai i katër fëmijëve është ekzekutuar me armë zjarri gjatë grabitjes së dyqanit të tij. Bashkëshortja e tij në gjendje kritike, gjithçka në sy të djalit. I shpreh ngushëllime familjes, ndaj me ta dhimbjen e madhe. Pasiguria e familjeve shqiptare, e biznesi të vogël shqiptar ka marrë përmasa tronditëse.

Në më pak se katër javë grabitjet janë bërë lajm i përditshëm, por janë bërë dhe shkak për vrasje. Apel i fortë për të lënë paradat, fjalimet boshe dhe proceset fasadë, sepse nuk mund të ketë polici  në shërbim të qytetarëve, kur kemi qeverinë në shërbim të kriminelëve. PD do jetë në krah të familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre.

Tolerancë zero ndaj krimit dhe grusht i hekurt në zemër të krimit, politika duhet të shkëputet nga krimi. Shpreh ngushëllimet e mia edhe në emër të PD për familjen në këtë dhimbje ekstreme, uroj që nëna të rikuperohet. Pata komunikim me mjekët, shpresojmë që pas mjekimit të dalë nga kjo gjendje”,

Lulzim Basha, kryetar i PD

Ora 10:41
‘I gjeta të shtrirë, fëmija pa të gjithë ngjarjen'/Flet dëshmitari i cili mbërriti i pari në market pas të shtënave

Menjëherë pas të shtënave me armë zjarri brenda në minimarketin te rruga “OSBE” në Kamëz, i pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë një kushëri i çiftit Buci. 

Skënder Lala ka rrëfyer sot për mediat se i kishte gjetur burrë e grua të dy të shtrirë përtokë dhe të mbuluar nga gjaku. Ai thotë gjithashtu se djali i mitur 6-vjeçar ishte në gjendje shoku. 

Dëgjuam dy të shtëna. I gjeta Agimin dhe Meritën të shtrirë në tokë. Agimi në gjendje të rëndë. Ishte pa ndenja, ndërsa Merita më mirë. E gjeta djalin 6-vjeç me sy të hapur dhe nuk lëvizte fare. Vogëlushi ishte shumë i tronditur. 

E nisëm Agimin për në spital por ishte shumë vonë. Merita iku me një makinë tjetër. Të shtënat u dëgjuam sapo filloi ndeshja. I menduam fishekzjarre. Brenda minimarketit kishte shumë gjak. Polici mbërriti shumë shpejt. Nuk i pamë autorët.  

Skënder Lala, kushëri me Agim Bucin

Ora 10:11
Kamëz, lot e dhimbje në familjen Buçi, çel dyert e mortit për kryefamiljarin e vrarë nga grabitësit

Familja Buçi në Kamëz është pllakosur nga zia që prej mbrëmjes së djeshme, pasi kryefamiljari, Agim Buçi, baba i katër fëmijëve, më i vogli 6-vjeç i cili u bë dëshmitar i krimit të rëndë, u qëllua për vdekje nga dy grabitës në minimarketin e tij. 

Agim Buçi dhe bashkëshortja e tij, Merita Buçi ndodheshin të dy në minimarket në momentin kur aty u futën dy grabitësit e veshur sportiv, ndërsa na kokë mbanin kapele për t’u maskuar. Ata u përleshën me autorët. 

Njëri prej tyre ka qëlluar me një plumb në gjoks Agim Buçin, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa e plagosur ka mbetur bashkëshortja e tij. 

Familja Buçi a çelur dyert e mortit dhe të afërm e miq do t’i japin lamtumirën e fundit mesditën e sotme, njeriut që punonte me mund dhe sakrifica për të mbajtur familjen, por që dy grabitës gjakftohtë ia ndërprenë jetën në mes. 

Ora 09:48
Vrasja në Kamëz, fqinjët: Të zbulohen autorët e krimit, vranë për 30 mijë lekë

Fqinjët e Agim Buçit në Kamëz i cili mbeti i vrarë gjatë përleshjes me grabitësit, nuk e besojnë atë që ka ndodhur. 

Për Report Tv ata shprehen të tronditur, ndërsa pronarin e minimarketit i cili humbi jetën e cilësojnë si njeri pozitiv dhe familjar të rregullt, ndërsa apeli për autoritetet është të zbulojnë me urgjencë autorët e krimit të rëndë. 

“Jemi të tronditur ende nuk e besojmë se çfarë ka ndodhur. Marketi bënte deri ne 30 mijë lekë të reja xhiro. Nuk kishte arsye pse ta bënin. Agimi është prind i 4 fëmijëve. Në zonë nuk kemi dëgjuar më parë për raste grabitjesh”.

Flasin fqinjët e Agim Buçit për Report Tv

 

Ora 09:22
Vrasja gjatë grabitjes në Kamëz, policia ndoqi autorët, humbën gjurmët në periferi

Policia ka rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes gjatë tentativës së grabitjes së një minimarketi në Kamëz, por në periferi ata kanë humbur gjurmët. Nga ngjarja humbi jetën pronari i marketit, 52-vjeçari Agim Buci, ndërsa bashkëshortja e tij, Merita Buçi mbeti e plagosur. Kjo e fundit ka tentuar të godasë me thikë një nga autorët, madje dyshohet se e ka lënë atë të plagosur.

Burime pranë policisë thanë për Report Tv se menjëherë pas ngjarjes, policia ka konstatuar një automjet me ngjyrë të zezë i cili lëvizte më shpejtësi.

Makina dyshohet se iu përket autorëve të krimit. Edhe pse policia i ka ndjekur për disa minuta, ata kanë mundur të arratisen. 

(Minimarketi në Kamëz ku ndodhi ngjarja)

Ekspertët e kriminalistikës kanë gjetur gjurmë gishtash në vendin e ngjarjes që dyshohet se janë të autorëve. Kjo mund të çojë në identifikimin e shpejtë të grabitësve. 

Gjithashtu në minimarket pranë banesës së familjes Buçi ka dhe kamera sigurie e cila ka filmuar autorët. Te thika e gjetur ka gjurmë gishtash, prova të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve të krimit. 

Të shtënat me armë zjarri dhe britmat e Merita Buçit janë dëgjuar në zonë nga fqinjët të cilët të alarmuar kanë mbërritur menjëherë te minimarketi si dhe kanë njoftuar policinë. Zona ku ka ndodhur ngjarja është në errësirë dhe nuk ka shumë lëvizje. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durres: 27/04/2018 02:21

    Ngushellime familjes dhe te afermve qe duhej te perballeshin me kete ngjarje famekeqe nga kriminelë famekeq.nuk ka asnje fjale qe mund tua letesoj sadopak dhimbjen..por ata qe kan terhequr kembzen per te marre jete te pafajshme dhe per te thyer zemrat e familjareve dhe te afermve..Betohem se nuk do te kisha kenaqesi me te madhe ti shihja duke dhene shpirt pak nga pak.Uroj shume te kapen sa me shpejt Insistoj Denim ne te njeiten monedhe per autore te krimeve por ne rruge me te dhimshme..e vetmja menyre per te ulur Krimin.LULZIM BASHA duket qe turp nuk ke Tphuu Fare e ndyre..

    Përgjigju
  • karma: 26/04/2018 17:48

    robt e shpise ku ti kene legena kriminela me vra babe e plagos femer ne sy te femijes.bq ju vrafte zoti

    Përgjigju
  • Melvi: 26/04/2018 15:55

    Bravo Iu ndoqa live sot. me pelqyet shume.i thoni gjerat sic jane dhe me fakte

    Përgjigju
  • Emigranti: 26/04/2018 14:09

    O te dh*****a o Lulzim o kokkra e krimit vet e flet per kriminel ku riminel je vet.

    Përgjigju
  • Ruditr: 26/04/2018 12:45

    Ngushellime familjes. Tashi ne cdo vend ndodhin ngjarje te tilla, ne itali ne spanje ne amerike. Pra ska tboje rritja apo ulja kriminalitetit. Sdo vejme polic per cdo banese apo biznes tashi, kshuqe zoti basha kujto pak kohen e qeverisjes se pd kur policia e kishte te lejuar te perdorte 5 litra karburant per turn

    Përgjigju
  • Populli: 26/04/2018 11:55

    Ngushellime familjes per humbjen e pafajshme te jetes se njeriut tyre te dashur,nuk ke fytyre ti Lul Basha te flasesh fare mbasi ke vrare 4 jete njerezish te pafajshem ne mes te bulevardit,ishin bije nenash e familjare te pafajshem qe i masakrove ne mes te bulevardit,turpi e mallkimi te ndeshkofte gjithe jeten tende ty kriminel.

    Përgjigju
  • Donela: 26/04/2018 11:51

    Po a ka kriminel me te madh se ti Lulzim Basha qe vetem anashi e rremuje kerkon,vetem dhune e egersi demonstroni cdo dite,shikoni vandalizmat tuaja e te Monikes ne Parlament e ne rruge e te kuptojme c'fare kallepi jeni,ptu rrace e keqe,kerkon te besh politike ti kriminel i ndyre qe i ke duart e lara me gjak.

    Përgjigju
  • Turi: 26/04/2018 10:46

    Ngushllime familjes por keshtu nuk vazhdohet . Keshilli i Evropes eshte shkajtarivu rritjes se jrimit be Evrope dhe tek ne qe u kerku me presion te madh . Ka ardh koha per te vendos denimin me vdekje dhe kto kriminel te pushkatihen . Boni nji dallim para heqes denimit ne vdekje dhe ne pas . Kriminelet si ne shume raste kane shorese se di dalin pranej nuk frigohen

    Përgjigju
  • Toni: 26/04/2018 10:12

    Burg perjet asht shum pak per autoret . Nuk ka krim me te madh se te vrasesh ate tjetrin ne punen e tij duke nxjerr buken e gojes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria