Grabitjet/Deklarata e fortë, ish-deputeti i PD Dogjani dhe Breçani: Populli duhet të armatoset

Nisur nga grabitjet e fundit, rreth 500 në dy muajt e fundit në të gjithë vendin, ish-deputeti i PD, Asllan Dogjani deklaroi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv të drejtuar nga Denis Minga, se populli duhet që të armatoset për të përballuar situatën, që sipas tij ka dalë jashtë kontrollit. Dogjani thotë se derisa shteti nuk të mbron dot, qytetari duhet të mbrohet vetë duke u armatosur.

“Kush ka mundësi e blen një armë, që shkon 1 mijë deri në 2 mijë euro, por shumica nuk kanë mundësi. Ligji ka kaluar. Për mendimin tim duke parë pafuqinë e shtetit, që sot krimi ka dalë jashtë kontrollit dhe je i pasigurt, situata është kaq e rëndë dhe policia nuk është në gjendje, për mendimin tim duhet ta mbajnë qytetarët një armë në shtëpi, që të mbrohen. Por kjo prapë nuk e zgjidh, nuk parandalon kriminalitetin në rrugë, apo vjedhjen e bankave”.

Asllan Dogjani, ish-deputet i PD

Edhe Erzen Breçani, ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës është i të njëjtit mendim, që populli duhet që të armatoset. “Për mendimin tim, populli duhet të armatoset. Ligjin e kam pasur parë edhe para se të kalonte, nuk ka kaluar sikur ka qenë. Ka të drejtë që të marrë armë cdo person, por ka disa kushte; merret informacion nga policia, që i plotëson kushtet, nëse ka pasur probleme, kurrë nuk merr armë kontingjenti i krimit. Por është hequr një pjesë e ligjit, që cdo punonjës i policisë edhe kur del në pension duhet të mbajë armën”.

Erzen Breçani, ish-zv/drejtor i Policisë së Tiranës

Ndërsa ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit'hat Havari nuk e shikon si zgjidhje armatosjen.

“Nuk mendoj që populli është i përgatitur që të mbajë armë në shtëpi. Nuk është Shqipëria në ato kondita, ata që kanë mundësi, ndoshta këta biznesmenët. Unë mendoj që nuk është i përgatitur populli”. 

Mit'hat Havari, ish-drejtues në Policinë e Shtetit

Kujtojmë që dy vite më parë e njëjta thirrje për armatosjen e popullit u bë nga ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e Kuvendit. Asokohe Berisha duke akuzuar qeverinë Rama si “organizatë kriminale” u shpreh se “Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje të armatosen”. Thirrja e ish-kryeministrit Berisha ngjalli debat të fortë dhe reagime brenda dhe jashtë vendit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boti: 29/03/2018 10:59

    Na i kurseni kete Erzen Brecanin po deshet pa e nxjerre ne televizion. Pa pike inteligjence.

    Përgjigju
  • Lek malshi: 29/03/2018 09:04

    Boft hajer liri berisha qe e ka nip po ku breqani do ish me lope per mendjen qe ka.

    Përgjigju
  • Arbëri: 29/03/2018 07:18

    Doni ju përsëri ta ktheni vitin ’97 apo jo ?

    Përgjigju
  • Toni: 29/03/2018 06:09

    Keta lakrat e Pd-se shume shpejt e harruan 97-ten...

    Përgjigju
  • Miri: 29/03/2018 01:08

    MENDOJ QE NUK ESHTE ZGJIDHJE E DREJTE TE ARMATOSET POPULLI SE DO KETE SHUME PASOJA NEGATIVE ARMA DO PRDORET EDHE PER VEPRA KRIMINALE DO ISHTE ME MIRE QE POLICIJA NE CDO PERPLASJE ME HAJDUTET DUHET TI QELLOJE PA LAJMERIM KU TE SAKSIONOHET ME LIGJ DHE HAJDUTET E MESOJNE LIGJIN SHUME ME MIRE SE CDO NJERI KESHTU QE DO HEQIN DORE NGA VJEDHJET

    Përgjigju
  • Bama: 29/03/2018 00:01

    Ajo dora qe i zgjedh keta qenka aq cinike me shqqiptaret , sa me keq se kaq nuknka ku gjen ! Pu..pu..pu. ne cfare duarsh ka rene vendi ?

    Përgjigju
  • tiranas: 28/03/2018 22:53

    po ku i gjejne keto kokrra me kete IQ fenomenale mor aman ...

    Përgjigju
    • POlici: 29/03/2018 09:01

      Turp e faqja e zeze kur ne diskutime therritet Mithat Havari, nuk ka me turp, Mithat Havari pa asnje shkolle punonte si mekanik ne uzinen e celikut, nje hajdut ordiner, referohem kujtimeve te Perparim Balles, i arrestuar per shkaterrimin e prones publike, i denuar , i referohem Mete Shytit qe zoti Havari i njeh mire. Ky cub papritmas na u be drejtor policie pa asnje shkolle pa asnje arsimim, nje pyetje: a duhet therritur ky ordiner ne tryezen e rrumbullaket pe te dhene mendime, ju faleminderit

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë