Gramoz Ruçi shtron iftar për Ramazanin: Sakrifica për atë që besojmë, shprehet nga ndihma për të varfërit

Gramoz Ruçi shtron iftar për Ramazanin: Sakrifica për atë që besojmë, shprehet nga ndihma për të varfërit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe përfaqësuesit e medias sonte në darkën e iftarit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, sonte me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, shtroi darkën e iftarit me besimtarë muslimanë dhe të ftuar të tjerë. 

Të pranishëm në darkën e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë ishin: Vasilika Hysi, zëvendëskryetare e Kuvendit, Taulant Balla kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Skënder Bruçaj kryetar i Komitetit Musliman të Shqipërisë, kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Ylli Doçi pastor dhe kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë,  Loreta Aliko kryetare e Komitetit Shtetëror për Kultet, përfaqësues të trupave diplomatike të vendeve me përkatësi fetare muslimane, si edhe përfaqësues të politikës, medias dhe biznesit në vend.

Gramoz Ruçi mbajti një fjalë përshëndetëse për të pranishmit, në të cilën uroi besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit.

 Zonja e zotërinj
Të nderuar miq

Ju faleminderit që më nderuat në këtë takim njerëzor, në muajin e shenjtë të Ramazanit. Këtu jemi në një familje të madhe, ku secili është i respektuar dhe i barabartë me të tjerët. Ku besimi te Zoti plotësohet nga besimi te njeri-tjetri dhe vlerat, që na ndriçojnë udhën. Ku dashuria për Zotin jetërsohet në dashurinë për njeri-tjetrin dhe për atdheun. Ku sakrifica për atë që besojmë, shprehet nga ndihma për të varfërit e të ndryshmit nga ne.

Ku respekti dhe toleranca zëvendësojnë vrazhdësinë e grindjet në punët e përditshme. Ku solidariteti sfidon individualitetin. Ku shpresa rritet dhe zhgënjimi tretet nga puna, përpjekjet dhe vlerat njerëzore. Ku drita mund errësirën dhe e mira të keqen. Ku drejtësia sundon padrejtësinë dhe e mira e përgjithshme lulëzon te e mira për secilin. Zoti na ka dhënë jetë e frymë për të bërë mirë ndaj ta bëjmë mirësinë njerëzore realitet. Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit!Agjërim të lehtë e të pranuar!  Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Ora 22:45
FOTO/ Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shtron iftar për Muajin e Ramazanit
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



    ×

    Lajmi i fundit

    Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

    Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet