Gratë në Aviacion: Jo të gjitha shtrigat fluturojnë me fshesë

Gratë në Aviacion: Jo të gjitha shtrigat fluturojnë me fshesë

Foto Ilustruese

Vetëm  këto dy vitet e fundit, gratë kanë patur një seri betejash të fituara, për të cilat duhet të jenë shumë krenare dhe ato kanë qënë edhe më domethënëse në vendet në zhvillim ku kultura maço vazhdon të jetë predominante..

Edhe atje ku gratë etiketohen si të fuqishme, shprehje si Women on Top, nuk i kanë shpëtuar konotimit seksual.

Megjithatë beteja për barazi, jo gjinore, por të drejtash, sapo ka nisur fillimin e fundit të saj triumfues.

Të gjithë jemi unikë në llojin tonë. Janë dallimet e vogla ato që përcaktojnë karakterin që krijojmë, individin që bëhemi, rrugën që zgjedhim në jetë dhe kontributin që lëmë nga pas.

Femër apo mashkull, ky individ është i lindur me të drejta të barabarta dhe duhet t’i gëzojë dhe shfrytëzojë ato deri në fund të jetës.

Emërtimi intimidues si Seksi i Bukur apo i Dobët, kanë qënë etika që grave ua kanë devijuar fokusin nga qendra e vetes, si një individ me potencial të pafund dhe të pashtershëm.

Pavarësisht asociimit etern, gratë kanë treguar se mund t’i bëjnë shkëlqyeshëm të dyja, edhe ato që vijnë me job description edhe të tjerat që lidhen me thelbin e saj si individ.

Një nga industritë më të mëdha të botës, Aviacioni e ka patur më të theksuar dallimin gjinor.

Gratë në aviacion, kanë qënë stuardeset e bukura me permasa topmodelesh, gjithnjë të qeshura, gjithnjë të gatshme për të akomoduar kërkesat e udhëtarëve. Një dream job për ëndërrimtare që prisnin princin e kaltër në Business Class.

Sot profesionalizmi dominon pamjen e jashtme dhe diskriminimi moshor pothuajse luftohet kudo. Mjafton të shikoni me vëmendje në fluturimin tuaj të rradhës.

Fatkeqësisht, dallimi gjinor vazhdon në profile të tjera: sot ka më shumë gra në botën e aviacionit që punojnë në groundhandling, sesa pilote dhe inxhiniere.

Historitë e grave që i kanë thyer barrierat raportohen rrallë. Kush ka dëgjuar për E. Lillian Todd që ka projektuar dhe ndërtuar një avion në fillim të viteve 1900.

Helen Richey ishte gruaja e parë pilote në aviacionin civil amerikan në mesin e viteve 1930.

Një histori akoma më e bukur është ajo e të pares Astronaute femër Eileen Collins, Komandante e Anijez Kozmike në misionin e rradhës në hapësirë.

Këto janë histori shumë të mrekullueshme, për të cilat duhet të dëgjojë çdo vajzë e vogël, qoftë edhe rrugës për në kursin e baletit apo sfilatës së modës, ku prindërit e çojnë të nxitur nga biologjia dhe jo arsyeja.

Gratë i kanë thënë jo diskriminimit këto dy vitetet e fundit me publikimin e historive të turpshme të ngacmimeve seksuale dhe intimidimeve për shkak të gjinisë.

Pas çdo burri të pushtetshëm është një grua brilante që e këshillon dhe e kuron, pas çdo drejtori të paaftë dhe prepotent është një këshilltare apo sekretare inteligjente dhe e zonja që i fshesh çdo gjurmë injorance eprorit dhe shpëton rrogat e të punësuarve.

Këto gra nuk janë magjistare, por punëtore dhe profesioniste që kanë lindur me instiktin për të krijuar dhe ushqyer.

Ato nuk janë shtriga që fluturojnë me fshesa, por individë të fuqishëm kreativë që nëse nuk dua kishe vënë re gjininë nuk do ishe lodhur duke i inspektuar nën mikroskop, por do t’i ashuroje për së largu.

Gratë vazhdojnë të tërheqin opinione malinje, e komente denigruese, megjithëse në mesin e kolektivëve ku punojnë apo komuniteteve ku jetojnë janë lidere të nderuara dhe te respektuara.

Beteja për njohjen e barazisë vazhdon. 

Kujdes nga shtrigat që ua zbukurojnë e ndricojnë ditën!!! Nuk keni si i dalloni! 

Jo të gjitha fluturojnë me fshesë!!!    

E.L.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie