Gratë shqiptare, të parat në Europë që zgjedhin të studiojnë shkenca
Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Europë të grave që janë diplomuar në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri; apo Matematikë. Pesha e të diplomuarave në këto disiplina në 2015-n ishte 53.1%. Më konkretisht, është i vetmi vend i Europës, ku diplomohen
Foto ilustruese
Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Europë të grave që janë diplomuar në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri; apo Matematikë. Pesha e të diplomuarave në këto disiplina në 2015-n ishte 53.1%. Më konkretisht, është i vetmi vend i Europës, ku diplomohen më shumë gra se burra në shkencat ekzakte.
Një studim i fundit nga dy psikologë dhe kërkues nga Universiteti i Misurit dhe i Leeds Beckett ka dalë në përfundimin se barazia gjinore mban larg gratë nga shkenca. Ata e kanë quajtur këto fenomen “paradoksi i barazisë gjinore”.
Ata i drejtohen fenomenit se sa më shumë gratë të kenë arritur barazinë gjinore në një shoqëri, aq më pak zgjedhin që të studiojnë në profile si Shkenca, Teknologji, Inxhinieri apo Matematikë, duke krijuar kështu një lidhje negative midis këtyre dy treguesve.
Nga grafiku që ka publikuar InfoData e IlSole 24 ore, pas Shqipërisë, përqindjen më të lartë të grave të diplomuara në një nga drejtimet e mësipërme e ka Maqedonia, me 45.1%.
Përqindjen më të lartë të grave të diplomuara në shkenca e kanë kryesisht vendet e Europës Lindore, ndërsa më të ulëtën ato të Europës Perëndimore.
Përqindjen më të ulët të grave të diplomuara në shkenca e mban Luksemburgu me 21.8% dhe Zvicra me 22.73%, megjithëse për sa i përket indeksit të barazisë gjinore kanë shënuar pikë të larta.
Shqipëria, edhe pse krahasuar me rajonin, është e pozicionuar më mirë për sa i përket barazisë gjinore, ka përqindjen më të lartë të grave shkencëtare.
Vendet me barazi më të lartë janë vendet nordike, Finlanda dhe Norvegjia. Por edhe pse gratë kanë arritur pozitën që duan në shoqëritë e këtyre vendeve, vetëm 27 dhe 29 për qind e grave kanë zgjedhur që të kenë një karrierë në shkencë. Monitor
Studimi
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.3%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2476
Lajme të tjera
-
Filmi italian që mundi 'Barbie'
25 Prill, 08:29
-
Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë
25 Prill, 08:16
-
Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020
25 Prill, 08:10
-
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët
25 Prill, 08:00
-
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion
25 Prill, 07:40
-
Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet
25 Prill, 07:29
-
Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin
25 Prill, 07:16
-
Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot
25 Prill, 07:09
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës
24 Prill, 22:44
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS parti e parë me 34.8%, rriten votat për partitë e vogla! PL e Metës mbetet forcë e katërt
24 Prill, 22:33
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930
24 Prill, 22:25