POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Greg Rama çel ekspozitën “Besim” në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore (FOTO)

Besim, komunikim i hapur dhe afrimitet është një trekëndësh që shënjon një territor të personalizuar për artistin e ri Greg Rama, i diplomuar pak vite me parë në Universitetin e Arteve në Tiranë, por që çeli sonte ekspozitën personale “Fidem” (Besim) me kurator nga profesori i tij Vladimir Myrtezai.

Përmes lojës me hapësirën në intsalacionin e tij Greg Rama ndërton një ekuilibër mes konceptit dhe trupëzimit të një energjie që e identifikon duke i hequr gravitetin arkitektonik mediumit, duke përdorur po aq edhe një lloj transfigurimi thjeshtëzues drejt trajtave elementare e paraprake.

Vladimir Myrtezai, kuratori i ekspozitës “Fidem”

Artisti është krijuesi i gjërave të bukura, të zbulohet arti edhe të fshihet artisti ky është qëllimi i artit. Kritiku është ai që mund të përkthejë në një tjetër mënyrë ose në një tjetër material përshtypjet që shkaktojnë tek ai gjëra të bukura. Mënyra autobiografike është forma më e lartë e kritikës, por edhe forma më e ulët.

Greg Rama

Sipas Gregut, ata që gjejnë shpjegime të shëmtuara për gjëra të bukura janë të korruptuar pa qenë dot tërheqës për askënd. Ky është një gabim i madh, ata që gjejnë shpjegime të bukura për gjëra të bukura janë njerëzit e kultivuar nga këta njërës ne nuk duhet që të humbasim shpresën. 

Ata për të cilët gjërat e bukura nuk kuptojnë gjë tjetër veçse bukurisë ata janë të përzgjedhurit. Nuk ekziston një vepër arti morale apo imorale, një vepër arti është e realizuar mirë edhe pse jo. Vetëm kaq. Urrejtja e shekullit tonë për realizmin është tërbimi që ndien një kanibal kur sheh fytyrën e tij në pasqyrë. Urrejtja e shekullit tonë për romantizmin është tërbimi që ndien një kanibal kur nuk shikon dot fytyrën e tij në pasqyrë.

Greg Rama

Insatalacioni i Greg Ramës vjen si një komunikim i pamundur i gjithë atij monologu të brendshëm e kaotik që së shumti nuk ndahet drejtpërdrejt, por i kamufluar përmes gjuhës së ndërmjetësuar të artit. Ekspozita do të qëndroj hapur deri në datë 30 shtator në galerinë Fab.

a.me./ke.mu.
Komento