Ceremonia për Kaçifën në 8 dhjetor në Bularat, gazetari Artan Hoxha: Forcat e anti-terrorit po kontrollojnë kufirin

GJIROKASTER - Ditën kur në Bularat është paralajmëruar mbajtja e një ceremonie në kujtim të minoritarit të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, Konstandin Kaçifës, 8 dhjetor ora 11:00, agjencitë shqiptare ligjzbatuese dyshojnë se në territorin shqiptar mund të hyjnë ekstremistët e shpallur "non grata". Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha tha në një lidhje telefonike për emisionin "Repolitix" Report Tv se drejt Gjirokastrës janë nisur forca të anti-terrorit. Forcat e sigurisë do patrullojnë kufirin për të penguar futjen e elementëve të rrezikshëm dhe njëherazi të shpallur të padëshirueshëm që prej ceremonisë mortore të Konstandin Kaçifas muajin e kaluar.

Forca të antiterrorit janë në vijën kufitare për të parandaluar dhe kontrolluar kufirin e gjelbër. Është përforcuar kordoni i kufirit të gjelbër në mënyrë që të prandalohet çdo tentativë për të penguar hyrjen në territorin shqiptar të simpatizantëve të Agimit të Artë. Nisur nga çfarë ndodhi herën e parë, kur u ça sistemi i sigurisë në vendin tonë, janë marrë masa që kjo gjë të mos përsëritet. Përveç 54 personave që u shpallën non grata ka edhe një numër të madh personash që kanë marrë pjesë në aktivitete antishqiptare brenda territorit dhe jashtë Shqipërisë. Prandaj, në këto kushte, do kemi një përqendrim të forcave policore në zonat e kufitare. Besoj se nuk do të shohim skenën që ndodhi gjatë ceremonisë mortore të Kaçifës. 

Artan Hoxha, gazetar investigativ

Ministria e Brendshme shpalli muajin e kaluar “persona non grata” dhe t’u ndalojë për pasojë hyrjen në të ardhmen në territorin shqiptar 54 shtetas grekë, të cilët morën pjesë të enjten në ceremoninë mortore të Kostandin Kacifas, i cili mbeti i vrarë disa ditë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në Bularat të Gjirokastrës.

Masa ndaj tyre është marrë “për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi”.

Mes personave të shpallur non grata është edhe Harallamb Karathanos me origjinë nga Dropulli, i njohur si ekstremist dhe antishqiptar. I njëjti ka shkaktuar tensione edhe në Himarë disa vite më parë, duke e cilësuar edhe këtë zonë si minoritare në funksion të tezës së Vorio-Epirit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori

 Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori