Grekët festojnë në Gjirokastër aneksimin e jugut, shqiptarët shkojnë dhe heqin simbolet e vorio-epirit/FOTO

Foto gjatë festës së grekëve në Dropull

Aktivistë grekë të "Lëvizja për Ringjalljen e Vorio-Epirit", të lidhur me nazistët e "Agimit të Artë", kanë dje festuar në fshatin Bularat të Gjirokastrës 104 vjetorin e aneksimit të jugut të Shqipërisë nga Greqia. Me flamuj dhe simbole të vorio-epirit, grupi i udhëhequr nga Mondi Kolila festoi në tokën shqiptare pushtimin e jugut.

Në tubim kishte edhe shtetas grekë të ardhur nga Athina, Selaniku, Janina dhe Igumenica. Organizimi u bë në bashkëpunim me Bashkinë Dropull, ku të pranishëm ishin kryetari i bashkisë, Arqile Deçka, nënkryetari dhe përgjegjësi i kulturës.

Simbolet verio-epirote janë vendosur në muret e ndërtesës së Qendrës Kulturore të Dropullit por nuk kanë qëndruar aty më shumë se disa orë pas aktivitetit festiv të ekstremistëve grekë. 


(Flamuri i vorio-epirit i vendosur në Bularat të Dropullit)

Kjo pasi rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, aktivistë dhe veprimtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar (LSHB) me në krye kreun e grupit, Kastriot Berisha (Tahir Veliu), kanë hequr simbolet greke si dhe kanë dënuar organizimin e kësaj përkujtimoreje në territorin shqiptar.


(Në vendin ku ishte flamuri i vorio-epirit shfaqet kreu i LSHB, Kastriot Berisha me flamuri kuq e zi)

Ata i kanë bërë thirrje autoriteteve të Tiranës të marrin masa të ndalojnë në të kaluarën aktivitetet e "Agimit të Artë" në tokën shqiptare.

Përshëndetje Shqiptarja, u bëj me dije se flamuri irredentist i "Vorio-Epirit" i vendosur këto ditë nga organizatat ekstremiste greke në Bularat të Gjirokastrës, u hoq sot në orët e para të mëngjesit nga aktivistët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Reagim i mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com nga aktivistë të LSHB




(Aktivitët e LSHB largojnë simbolet greke nga Bularati)

l.q.
Komento

Komente

  • Anton: 17/05/2018 13:44

    Shkoni dhe ruani dhite dhe delet e grekeve, se u a mbushin barkun me buke

    Përgjigju
  • Shqiptari nga Dardania: 17/05/2018 10:06

    ku jane Delvinjotet dhe Sarandjotet?? a e keni shitur Shqiperine a? a nuk keni pak turp dhe seder ore grekofila.. eshte dashur me ardhe Kastrioti nga Dardania per te hequr.. Enveri ka qene i poshter por seder ka pas edhe nuk ka fol askush ndryshe pervec gjuhen Shqipe

    Përgjigju
    • DoniAl: 17/05/2018 20:46

      Jane duke u lutur per Janullatosin ti rroj gjate pas atyre lutjeve qe bene per ta marr nenshtetesin shqiptare, idiot e injorant te pashembull.

  • TA RRAS LALA: 17/05/2018 09:18

    Ore enver hoxha ka qen kriminel se mohon njeri aman po ta krahasosh enverin me kta nga të dyja anët enveri është flori kush guxonte nga këta krimba të belbëzonin jo të bënin kto pislliqe ku jan Shqiptarët ? Apo jan duke mbushur skedina o pika që su bie Shqiptar mavrive haram buka

    Përgjigju
  • CAMERIA: 17/05/2018 07:03

    Te lumte Kastriot Berishaj por ketu ka faj shteti. Keta janë duke luftuar per mbijetesen e vet politike dhe e kanë harrue Shqiperinë! Na duhen me shumë burra siç eshte ky Kastrioti i Dardanise

    Përgjigju
  • Njetri: 17/05/2018 03:17

    Ore ca po beni si i lejoni keta te bejne keto gjera ku eshte shteti si guxojne keta merni masa mos te bejme na nje te paber

    Përgjigju
  • Sali Bollati- ÇAMI: 17/05/2018 00:26

    A KA QEVERI NE SHQIPERI APO KOMANDON "SHQIPTARI I METES" QE NUK DI AS fa;eminderit ne shqip. TURP TURP se ku e katandisni Shqiperine(ne se ka)perdite eme keq

    Përgjigju