Greqi, lëkundje të forta tërmeti 4.4 dhe 5.5 i shkallës Rihter në detin Jon

Greqi, lëkundje të forta tërmeti 4.4 dhe 5.5 i shkallës Rihter në detin Jon

Pamje nga dëmet e tërmetit në Greqi

Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 4.4 dhe 5 të shkallës Rihter janë regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Ishullin grek të Zantes, në Greqi. Sipas mediave greke, raportohet se Instituti Gjeodinamik Kombëtar në Athinë ka njoftuar se epiqendra e lëkundjeve të para të tërmetit u regjistrua në orën 05:01 me orën lokale, 78 kilometra në jug të Zantes, ose 298 kilometra në perëndim-jugperëndim të Athinës.

Gjthashtu sipas instituti kombëtar Gjeodinamik  disa minuta më pas një tjetër lëkundje me magnitudë, 5.0 ka goditur ishullin me epiqendër rreth 59 km në jug-perëndim të ishullit

Asnjë vlerësim nuk është dhënë për thellësinë e dy tërmeteve, e dyta e të cilave ishte më e fortë. Ndërkohë, mësohet se nga tërmeti nuk ka patur deri më tani dëme.

Më 26 tetor, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 shkallën Rihter, u regjistrua po prap në këtë ishull.  Ndërkohë mediat greke njoftojnë se priten që në ditët në vazhdim aktivitetit sizmike të vijojë të jetë intensiv  në detin Jon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët