Greqi, protesta të dhunshme u zhvilluan në Selanik dhe Pire

Greqi, protesta të dhunshme u zhvilluan në Selanik dhe Pire

Foto nga protesta

Greqi u përfshinë nga protesta të dhunshme mbrëmjen e 18 shtatorit në zonat Selanik dhe Pire.

Gjithashtu gjatë zhvillimit të protestës ka pasur edhe përplasje me policinë.

Kryengritja është zhvilluar në përkujtim të 34-vjecarit Pavlos Fyssas, i vetëshpallur si anëtar i Agimit të Artë, i cili u vra 5 vjet më parë.

Mirëpo gjatë protestës një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi u godit në fytyrë me sende të forta, ndërkohë që qëndronte ulur në një stol.

Në Pire, një grup individësh të panjohur i vunë zjarrin koshave, hodhën bomba molotov dhe gurë kundër policisë, por kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Gjithashtu skena të ngjashme janë zhvilluar edhe në Selanik, ku një grup të rinjsh të maskuar sulmuan policën që ruante zyrat e Syrizas.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia