Greqia asgjëson 4.6 ton domate nga Shqipëria dhe Italia: Kishin nivel të lartë pesticidesh

GREQI- Dy ngarkesa nga Italia dhe Shqipëria me një peshë prej rreth 4602 kg janë bllokuar nga tregu pasi pas kontrolleve dhe marrjes së kampioneve të domateve rezultuan me përqëndrime mbi nivelet maksimale të lejuara të pesticideve.

Pas këtij konstatimi produktet u tërhoqën drejtpërdrejt nga konsumi dhe u shkatërruan në përputhje me dispozitat e legjislacionit aktual të vendit fqinj.

Kontrollet dhe marrja e mostrave të ushqimit të importuar do të vazhdojnë me një ritëm intensiv për produktet ushqimore në të gjitha pikat e shitjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Akuzat nga grekët për domatet me pesticide, Tirana: Ku e dini që janë shqiptare?

Pas evidentimit dhe bllokimit të 4.6 ton domate në tregun grek, një reagim ka ardhur edhe nga Ministria e Bujqësisë.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se sasia e domateve është gjetur në treg dhe jo në pikën e kalimit kufitar, gjë që e bën të vështirë gjetjen e prejardhjes së frutit.

Në njoftimin e mediave greke flitet për një domate të gjetur në treg dhe jo në pikën e kalimit kufitar, si dhe pa asnjë detaj tjetër lidhur me produktin - çka e bën të vështirë garancinë se këto domate janë shqiptare, italiane, apo nga nje vend tjetër.

Ministria e Bujqësisë

Reagimi i Ministrisë:

Shqipëria eksporton rreth 200 ton domate në dite dhe gjatë kësaj periudhe është edhe piku i eksportit të këtij produkti.
Gjatë vitit 2018 Shqipëria ka eksportuar 35668 ton domate, ndërsa vetëm në Greqi kemi eksportuar 514 ton.
Në asnjë rast gjatë vitit 2018 nuk ka pasur asnjë njoftim mbi reklamimin e sigurisë së domates Shqiptare në sistemin RASFF - Food and Feed Safety Alerts. Madje as rasti i ekspozuar në mediat greke që bën fjale për një sasi minimale, e cila përbën 0.01121% të sasisë së eksporteve vjetore të këtij produkti.

Në njoftimin e mediave greke flitet për një domate të gjetur në treg dhe jo në pikën e kalimit kufitar, si dhe pa asnjë detaj tjetër lidhur me produktin - çka e bën të vështirë garancinë se këto domate janë shqiptare, italiane, apo nga nje vend tjetër. Lidhur me rastin, po kryhen investigime edhe nga autoritetet tona, në komunikim me ato greke.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tiii: 26/09/2018 13:12

    Mire ja bene. Duhet te mesojme te punojme sic duhet dhe sic jane rregullat jo matrapoaze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës