Greqia në 1940 s'e quante Shqipërinë
palë në konflikt/Zbulohet dokumenti

Greqia në 1940 s'e quante Shqipërinë<br />palë në konflikt/Zbulohet dokumenti<br>
Në një kohë kur dy ministrat e jashtëm, ai shqiptar Ditmir Bushati dhe ministri grek, Nikos Kotzias, kanë rënë dakord për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve 70-vjeçare greko-shqiptare, mes tyre edhe shfuqizimin e Ligjit të Luftës nga Greqia, zbulohet një fakt interesant pikërisht për këtë çështje. 

Ish-drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument të kryekonsullatës greke në Tiranë të vitit 1940, kur Shqipëria ndodhej nën pushtimin fashist. Sipas materialit i cili mban firmën e diplomatit grek në Tiranë, Dhimitri Argyropulo, Shqipëria nuk cilësohej si palë në konflikt me Greqinë, por Italia e cila pas pushtimit të Shqipërisë, i kishte shpallur luftë edhe Greqisë. 

Postimi i historianit Dervishi
1940/Kryekonsullata greke e Tiranës

Shtetet që nuk njohën pushtimin fashist të 7 prillit 1939 si p.sh. SHBA u larguan menjëherë nga Shqipëria duke mos dashur uljen e nivelit të përfaqësimit të tyre diplomatik nga legatë në konsullatë apo kryekonsullatë. Kështu veproi Gjermania, por po kështu veproi edhe Greqia. Legata greke në Tiranë u kthye në kryekonsullatë.

Kur Italia fashiste sulmoi Greqinë, edhe kjo marrëdhënie midis dy shteteve nuk nuk mund të vazhdonte më. Diplomati grek në Tiranë, Dhimitri Argyropulo, cilëson në atë kohë gjendjen e luftës midis Italisë dhe Greqisë, e për asnjë çast nuk artikulon Shqipërinë si palë në konflikt. Shtëpia ku qëndronte konsullata ishte e ish deputetit shqiptar dr.Simon Simonidhit. Familjes së tij konsullata i kishte paguar qiranë e fundit më 12.11.1940. 

Nënshkruan procesverbalin e hollësishëm të dorëzimit kryetari i Komunës së Shupalit, Themistokli Koçila; sekretari II i Prefekturës së Tiranës, Bahri Toptani; kryesekretari i Prefekturës, Mehmet Hurshiti; mekaniku i bashkisë Hazbi Haxhiu; nëpunësit e Prefekturës, Myftar Sevrani dhe Shyqri Peza (vëllai i Myslim Pezës). Godina do i lirohej forcave të Komandës së Aeronautikës, titullarit të kësaj trupe, majorit Alberto Malinverni. 
 

dokumenti
(Dokumenti i diplomatit grek në Tiranë në vitin 1940)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë