Greqi/Dy të rinj shqiptarë akuzohen se përdhunuan turisten filandeze , deklarimi: Erdhi më dëshirë

Greqi/Dy të rinj shqiptarë akuzohen se përdhunuan turisten filandeze , deklarimi: Erdhi më dëshirë

Foto ilustruese

Greqi Kretë-Një turiste filandeze, 23-vjeçare ka denoncuar dy shqiptarë, 20 dhe 23 vjeç se e kanë përdhunuar. Ngjarja ka ndodhur në portin detar të Kretës, dhe turistja ndodhej me pushime verore në Greqi.

Denoncimi është bërë pasditen e sotme nga turistja filandeze. Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë shqiptarë akuzohen nga turistja se e kanë përdhunuar, ndërsa njëri prej tyre e kanë filmuar gjithë skenën.

Shqiptari që filmoi aktin, i ka shkruar turistes në rrjetet sociale dhe më pas kanë lenë takim ditën e nesërme, siç e kanë këshilluar edhe policët. Aty ka ndodhur arrestimi i tij, ndërsa pak orë më pas është bërë dhe arrestimi i shqiptarit të dytë.

Dy shqiptarët janë shprehur në polici se ngjarja ka ndodhur me dëshirën e vajzës, ndërkohë që pritet të dalin para gjykatës me akuzën e përdhunimit në grup. Nuk dihen detaje për moshën e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë