Grezda: Jam në formë të mirë, dua t’i shënoj Skocisë

Grezda: Jam në formë të mirë, dua t’i shënoj Skocisë

Eros Grezda

11 nëntori do të jetë i paharrueshëm për Eros Grezdën, që shënoi jo vetëm golin e parë me fanellën e Glasgow Rangers, por gjithashtu e mbylli ndeshjen me Motherwell të fituar me rezultatin 7-1, me një dygolësh, duke dhuruar gjithashtu dhe një asist e duke u shpallur lojtari i ndeshjes, brenda në “Hampden Park”.

Në një lidhje për “Zona Gol”, Grezda foli për emocionet e kësaj mbrëmjeje. “Është një ndjesi komplet ndryshe, sepse kur luajmë në shtëpi janë 50 mijë shikues dhe kur shënon është e papërshkrueshme. U ndjeva shumë mirë, dhe pas shënova golin e parë u lirova dhe tani fitova dhe besimin e tifozëve që është më e rëndësishmja”, tha gjakovari.

Pas sfidës me Motherwell, Grezdën e pret grumbullimi me kombëtaren me dy sfidat ndaj Skocisë dhe Uells, me sulmuesin që në formë të mirë fizike pas një dëmtimi të gjatë uron që të gjejë rrjetën dhe ndaj skocezëve. “Do vij në kombëtare dhe kam marrë minuta nga grumbullimi i fundit. Ndihem mirë fizikisht dhe nuk është e thjeshtë pas një dëmtimi të gjatë. Gjërat kanë ndryshuar pak dhe po mundohem të shfrytëzoj mundësitë që po më jepen”, tha sulmuesi.

Grezda në fund zbuloi dhe një batutë me portierin e skuadrës, Mcgregor, të cilit pas ndeshjes i premtoi se do t’i shënojë dhe me kombëtaren. “Gjithë javës i kam thënë do të të shënoj dhe uroj që ta bëj diçka të tillë dhe në ndeshjen me Skocinë”, deklaroi Grezda. /supersport

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium