Gruaja ndërron gjini, por dashurohet me një burrë dhe ngel shtatzënë: Jemi njerëz mbi të gjitha

Gruaja ndërron gjini, por dashurohet me një burrë dhe ngel shtatzënë: Jemi njerëz mbi të gjitha

Transgjinorja Stephan Gaeth dhe bashkëshorti i saj Wyley Simpson

Stephan Gaeth ka lindur femër, por e ka ndjerë gjithmonë se ishte mashkull. Që në adoleshencë ajo filloi të vishej si mashkull dhe kur mbushi moshën madhore nisi procesin e transformimit që të bëhej 100% mashkull.

Gjithsesi jeta i kishte rezervuar një surprizë pasi pa u përmbushur ende ‘misioni’ për t’u kthyer në mashkull Stephan u njoh me Wyley Simpson dhe nisën një marrëdhënie.

“Daily mail”, shkruan se ajo ishte ende biologjikisht grua, por ishte e sigurt se nuk mund të mbetej shtatzënë për shkak të hormoneve mashkullore që kishte marrë prej vitesh. Kështu që dyshja kryenin marrëdhënie pa masa mbrojtëse dhe Gaeth mbeti shtatzënë.  

27 vjeçarja  kishte hequr tashmë gjoksin e saj dhe po bënte trajtim të fortë hormonal kur mori vesh shtatzëninë. Ajo u shtrua në një spital në Texas ndërkohë që kishte frikë të lindte atje. “Ne jemi njerëz mbi të gjitha dhe duam që të na respektojnë. Kam frikë të lind këtu, pasi nuk e di se si do të më trajtojë stafi  ispitali,”- shprehej Stephan para lindjes së djalit.

Rowan Fox tashmë ka lindur dhe dyshja janë shumë të lumtur. Stephan është ende biologjikisht grua por për shkak të hormoneve ngjan si mashkull.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës