Gruaja “preket” para Ramës: Dua t’ju përqafoj! Më bëtë gruan më të lumtur në botë

Tiranë- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes, ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e administratës se nëse do të kryejnë shkelje apo do të pengojnë punën do t’u publikohet emri në cdo takim të radhës. Gjatë takimit, Rama vlerësoi edhe punën e Task-forcës kundër korrupsionit.

Nëse nuk u shërbeni si duhet qytetarëve, do t’u publikohet emri në çdo takim të radhës”. Ky është paralajmërimi i bërë nga kryeministri, Edi Rama, për të gjithë punonjësit e administratës në të gjithë Shqipërinë. Kreu i qeverisë tha se shumë probleme që janë denoncuar në platformën për bashkëqeverisjen janë zgjidhur’.

Edi Rama

Njëra nga qytetaret që ishte në takim, është përlotur para Kryeministrit, teksa ka thënë se problemi i saj me hipotekat ka gjetur zgjidhje, dhe se kjo gjë e bën të ndihet gruaja më e lumtur në botë.

Kam 8 vite që më është bërë padrejtësi nga Hipoteka. Prona iu hoq burrit tim, dhe iu dha vjehrrës. Ia morën. Ngelëm dyerve të Hipotekës, dhe me vuajtje e halle se kam lindur e madhe, kam dy vajza. Faleminderit shumë për këtë që bëtë. Donin të vinin dhe vajzat, dhe më thanë; mami të lutem bëj një fotografi me Edi Ramën. Dua të të përqafoj. Më keni bërë gruan më të lumtur në botë, njëherë kur kanë lindur fëmijët dhe sot. 

Qytetarja Redi Kola në Kryeministri

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:56
Dibrani: Me ardh e me i pa rrugët tona humb kali bashkë me samar/ Rama:Shqetësim real

Një tjetër qytetar i shprehu kryeministrit Edi Rama, një shqetësim që lidhej me mungesën e infrastrukturës rrugore. Agim Mura nga komuna Luzinjë në Dibër tha se rrugët në zonën ku ai jeton janë në një gjendje shumë të keqe. Rama ia ktheu përgjigjen dibranit duke i thënë se ky është një shqetësim real që lidhet me administrimin nga komunat.

 “Zona ku jam unë kanë të gjithë nevojë për ndihmë ekonomike . Me ardh atje e me i pa rrugët tona humb kali bashkë me samar. Kam ardhur për një të drejtë. Të drejtën kërkoj.”-tha banori i Dibrës

“Shumë respekt për ju.  Shqetësim real, jo vetëm në komunën tuaj por në shumë komuna. Duhet adresuar në vijimsi nga shumë komuna. Ngarkesa e ish-komunave me personel kot është e patolerueshme”-tha Rama.

Ora 12:03
I riu falenderon Ramën: S'më njehsohej diploma, gjeta zgjidhje

Më tej gjatë takimit, një i ri me emrin Majk Inina, tha se kishte mbaruar shkollën e lartë jashtë vendit por diploma e tij nuk ishte njehsuar dot.

"Diploma ime nuk njësohej dhe të njihej si master shkencor, megjithë përpjekjet që bëra duke kërkuar zgjidhje. Brenda dy ditësh mora një email, ku thuhej se diploma ime ishte shqyrtuar dhe njësuar me nivelin e masterit shkencor. Ju jam mirënjohës, dhe shpresoj që kjo praktikë të ndihmojë dhe studentët e tjerë”-tha i riu.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 18/07/2018 15:09

    O komentus vere cfar emri te duash po LYM KETEN se nuk ju vjen per shtat se ai te merrte gjak ne vetull

    Përgjigju
  • qazim mulleti: 18/07/2018 13:21

    bukur vjen era shtet hienat le te bejn zhurme luani i keput ne mes

    Përgjigju
  • D.K.N.Y: 18/07/2018 13:08

    beni popullin tuaj te lumtun se do fshihen ato pislleqe qe kini bere , akoma s eshte vone te beni mire . Zoti vono sheh po sharron

    Përgjigju
  • Qazim: 18/07/2018 12:15

    Rrofte pushteti popullor...

    Përgjigju
  • Lym Keta: 18/07/2018 11:34

    Bravo.... Rrofte byroja politike me ne krye kete gaxhgaun ..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea