Gruaja sulmon me thikë në një muze në itali, vret një person dhe 3 të tjerë i plagos

Gruaja sulmon me thikë në një muze në itali, vret një person dhe 3 të tjerë i plagos

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një muze në Mantova të Italisë, ku një grua me origjinë polake ka kryer një sulm me thikë, e si pasojë ka lënë të vdekur një person, dhe 3 të tjerë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur brenda muzeut “Canneto sull’Oglio”, ku viktima është identifikuar si Paola Berettan, 54 vjeçe, punonjëse e këtij institucioni.

Agresorja, në momentin që ka hyrë në muze ka qëlluar me thikë punonjësen dhe një tjetër person. Pas kësaj, polakja doli në rrugë, ku qëlloi një grua që po shtynte një karrocë me një fëmijë. Të plagosurit raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu mediat italiane kanë shkruar se gruaja ka kryer sulm edhe një natë më pare, ndërsa aktualisht ajo ndodhet në qelitë e paraburgimit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës