POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Gruevski shkon në burg, por pagën si deputet do ta marrë akoma

Ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të shkojë në burg dhe kjo është përfundimtare. Një nga mediat lokale “b92news” shkruan se Këshilli Penal i Gjykatës së Shkupit ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e bëra nga Gruevski për vendimin e lëshuar më herët ku ai dënohej me dy vite burg.

Ditën e sotme Kuvendi i Maqedonisë ka votuar për heqjen e mandatit të deputetit për deputetin por shumë nga deputetët e tjerë nu kanë votuar. Kështu që rrjedhimisht, Gruevski do të marrë pagën e deputetit edhe gjatë kohës që do të jetë në burg.

Gruevski u dënua për keqpërdorim të fondeve publike, pasi së fundmi kishte blerë një makinë të tipit ‘Mercedes’, në vlerë prej 600 mijë euro, të cilën të ardhurat e tij nuk e justifikonin.

fl.mi.
Komento