Gurë makinës së deputetit Ilir Beqaj, kush është i riu i arrestuar nga policia (Detaje)

Gurë makinës së deputetit Ilir Beqaj, kush është i riu i arrestuar nga policia (Detaje)

Deputeti socialit Ilir Beqaj

Tirane- Një ditë më parë në bulevardin “Bajram Curri” në kryeqytet makina e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, u sulmua me gurë nga një person, ndërsa policia ka dhënë sot detaje në lidhje me ngjarjen.

Sipas bluve të kryeqytetit, për ngjarjen është arrestuar Edison Osmenllari, 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dushohet se vuan nga problemet mendore. Ky
shtetas ka goditur me gurë jo vetëm makinën e deputetit socialist, por edhe të një personi tjetër, siç thuhet në njoftim.

Kur policia ka shkaur ta shoqërojë ai i ka kundërshtuar edhe ata, por  në pak minuta kanë mundur ta neutralizojnë. Aktualisht  aindodhet në Spitalin Nr.5 për mjekim dhe mbahet nën mbikqyrje nga shërbimet e Policisë.

Njoftimi i policisë


Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin :

- Edison Osmenllari, 28 vjeç, banues në Tiranë.

I dyshuari i sëmurë mendor, në gjendje depresive, në bulevardin “Bajram Curri” ka thyer me sende të forta xhamat e dy mjeteve (mjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin D. G., dhe mjetit tip “Tuareg” me drejtues shtetasin A. D.), dhe gjatë ndërhyrjes ka kundërshtuar punonjësin e rendit publik.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në Spitalin Nr.5 për mjekim dhe mbahet nën mbikqyrje nga shërbimet e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga nenet 150 dhe 236/2 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gimi: 29/09/2018 12:42

    bravo i qofte!!!

    Përgjigju
  • Popull: 29/09/2018 12:33

    Bravo ndeshkim I popullit per hajdutin beqja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të