Guximi i Zaevit për të bërë shqiptarët garantë të Maqedonisë Veriore!

Guximi i Zaevit për të bërë shqiptarët garantë të Maqedonisë Veriore!

Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev

Në vitin 2010 kam pasur të ftuar në studio ne Shkup, Presidentin Ivanov, si kandidat për President, gjatë fushatës së tij të parë elektorale dhe duke e pyetur për çështjen e emrit të Maqedonisë dhe konfliktin me Greqinë, desha të di, se sa për qind e qytetarëve të Maqedonisë ishin dakord me këtë politikë refuzuese per ndryshimin e emrit.

-Rreth 90 për qind janë dakord,- tha.

-Si ka mundësi,- i thashë. Shqiptarët janë mbi 30 për qind dhe nuk janë dakord?

-A jo, nuk e kisha fjalën për shqiptarët,- tha.

Njeriu që po bëhej president i Maqedonisë, nuk i llogariste për qytetarë të vet shqiptarët dhe në vetëdijen e tij, ata kurrë nuk do të vendosnin për Maqedoninë.

Për ironi të fatit tani Presidenti Ivanov ka refuzuar të firmosë Marrëveshjen për emrin që diktohet nga mbështetja e shqiptarëve, ndërsa opozita ka premtuar se do ta hedhë poshtë atë në rastin më të parë të mundësisë për referendum.

Për shumë evropianë ajo që ka ndodhur mes Greqisë dhe Maqedonisë është historike por në fakt më historike është ajo që ka ndodhur mes shqiptarëve dhe maqedonasve lidhur me shtetin e ri.

Në këto kushte kriza të tilla në fakt shërbejnë për të dedektuar rrymat pro europiane dhe antieuropiane në Ballkan.

Në rastin e Maqedonisë kjo u pa në betejën e Gruveskit. Për të mbajtur pushtetin në Maqedoni, ai shpiku nacionalizmin maqedonas, një aliazh letrar, i krijuar nga dëshira për të qenë dhe grek antik dhe sllav dhe maqedonas duke bërë të vetin dhe Aleksandrin e Madh dhe Putinin.

Ky virus nacionalizmi në fakt deri në fund ishte llogari politike dhe u përdor për të kompleksuar opozitën maqedonase për të mos bashkëpunuar me shqiptarët. Duke zbukuruar Shkupin me përmendore të antikitetit grek dhe duke folur për nacionalizmin maqedonas, Gruveski tentoi dhe ja arriti për një kohë të kompleksojë kundërshtarët duke e mbajtur lojën brenda palës maqedonase dhe duke i defaktorizuar shqiptarët.

Guximi historik i Zaevit për t’u ulur me shqiptarët para zgjedhjeve dhe për t’i dhënë fund këtj banaliteti ishte historik dhe e vetmja shenjë e një politike properëndimore në Maqedoni, që i jep fund sundimit përmes nacionalizmit, dhe konflikteve me fqinjët.

E njëjta situatë është tani dhe me Greqinë. Guximi i Zajevit për t’u tërhequr nga marrëzitë nacionaliste të Gruevskit dhe për të gjetur një zgjidhje të moderuar të çështjes së emrit duke pasur në anën e vet shqiptarët, ai në thelb i bëri shqiptarët bashkëthemelues të shtetit të ri të Maqedonisë Veriore, duke i pasur dhe garantë të së ardhmes së saj.

Ky zhvillim e bën me europiane Maqedoninë Veriore, dhe më të sigurtë shtetin e ri, se sa karshillëku me një nacionalizëm sllav, të shpikur mbi rrënoja të antikitetit grek. Shtetin e bëjnë të sigurt vendimet e përbashkëta të shumicës dhe jo krenaria fallco e pakicave që duan të sundojnë përmes nacionalizmit. Sot është koha që Ivanov të kujtohet se dhe shqiptarët janë qytetarë që vendosin edhe për atë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët