POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Hahn nuk përjashton rishikimin e kufijve Kosovë- Serbi: Zgjidhja të sjellë stabilitet

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, nuk e përjashtoi mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ai tha se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve duhet të kontribuojë në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e rajonit.

Jam në favor të zgjidhjes së çdo konflikti dypalësh dhe çdo zgjidhje duhet të kontribuojë në një stabilitet më të gjerë në rajon dhe jo të jetë në koston e të tjerëve. Palët po negociojnë ende. Le të themi, disa ide janë shfaqur. Mendoj se një marrëveshje ligjërisht e obligueshme midis Serbisë dhe Kosovës duhet të përfshijë shumë elemente. Mendoj se të dyja palët janë tani të vetëdijshme, nuk do të thosha për shqetësimet ndërkombëtare, por për kufizimet dhe, brenda tyre, shumë zgjidhje janë të mundshme

Johannes Hahn

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

d.ba.
Komento