Hahn: S'ka marrëveshje Thaçi-Vuçiç të premten, dialogu do zgjasë edhe disa muaj

Hahn: S'ka marrëveshje Thaçi-Vuçiç të premten, dialogu do zgjasë edhe disa muaj

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn

Komisioneri i zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, nuk pret nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të premten të arrijnë marrëveshje.

Hahn nuk pret marrëveshje në raundin e ri të dialogut, dhe thotë se rruga drejt marrëveshjes do të marrë disa muaj. Ai gjatë vizitës së tij në Tiflisit, të premten, tha se në raundin e ri të dialogut nuk presin ndonjë “finalizimin”, për shkak se është shumë herët.

Ai thotë se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit do të zgjasë disa muaj, dhe thekson se të dy palët duhet të vazhdojnë të punojnë për një marrëveshje. Sipas tij, ka shumë më tepër pyetje që duhet të zgjidhen lidhur me debatin e fundit publik, i cili ka qenë korrigjimi i kufirit.

Në raundin e ri të dialogut me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Federica Mogerini në Bruksel, Hahn pret që të diskutohet për çështjet aktuale politike që kanë ngjallur debat. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit