Hakerat sulmojnë kompanitë gjermane duke shkaktuar humbje të mëdha

Hakerat sulmojnë kompanitë gjermane duke shkaktuar humbje të mëdha

Foto ilustruese

Kompanitë gjermane sulmohen nga hakerat, të cilët kanë ndikuar seriozisht në sektorin prodhues duke shkaktuar humbje të mëdha prej 43 miliardë eurosh.

Menjëherë pas ngjarjes shoqata e industrisë Bitkom ka anketuar 503 menaxherët e lartë dhe shefat e sigurisë nga i gjithë sektori prodhues gjerman, dhe ka zbuluar se 4 kompanitë e vogla dhe të mesme që janë shtylla kurrizore e ekonomisë ishin veçanërisht të prekshme ndaj sulmeve kibernetike.

Shumë kompani gjermane janë liderë të tregut në mbarë botën që i bën ata shumë tërheqës për kriminelët.

Ka deklaruar kryetari i Bitkom, Achim Berg, në një konferencë për media në Berlin.

Mirëpo zyrtarët gjermanë të sigurisë kanë kohë që po përhapin alarmin për rrezikun e agjencive të huaja të spiunazhit, duke përdorur sulme kibernetike për të vjedhur teknikat e përparuara të prodhimit që e kanë bërë Gjermaninë një nga eksportuesit kryesorë të botës.

Gjithashtu ekzistojnë prova se kriminelët kibernetikë po përdorin teknika të tjera për të përzënë konkurrentët e tyre gjermanë, sipas të cilit 19 për qind e të anketuarve thanë se IT dhe sistemet e tyre të prodhimit ishin sabotuar në mënyrë digjitale dhe 11 për qind raportonin përgjimin e komunikimeve të tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare

Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare