Hapet gara për drejtues në administratë, 61 pozicione të lira

Hapet gara për drejtues në administratë, 61 pozicione të lira

Foto ilustruese

TIRANE-Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e procedurës së pranimit të në kategorinë e ulët drejtuese edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil, për vitin 2018. Në vendim theksohet se numri maksimal i pozicioneve është 61 për kategorinë e ulët drejtuese. Ndërsa pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil, për nivelin e ulët drejtues janë gjithsej 10.

Vendimi i qeverisë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 26, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Për vitin 2018, procedura e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët drejtuese, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira.

2. Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, është 61 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese.

3. Pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil, për nivelin e ulët drejtues, gjithsej 10, përcaktohen në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem dorraci: 30/03/2018 16:01

    Po ne qe kemi ngren buk me 10 parti mund te kandidojme nga LGBT.Flm per mirkuptimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës