Hapet qendra e parë për viktimat e dhunës seksuale, Manastirliu: Mbrojtje pa dallim

Hapet LILIUM, e para qendër në Shqipëri për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mori pjesë në inagurimin e qendrës së re që do të trajtojë me të gjitha shërbimet, viktimat e dhunës seksuale.

“Qendra Lilium, që ka emrin e një luleje, është qendra e parë e menaxhimit të krizës për rastet e dhunës seksuale në Shqipëri, ku do të ofrohen shërbime të integruara për viktimat e dhunës seksuale”, tha Manastirliu.

Të gjitha shërbimet e kujdesit shëndetësor, ekzaminimi mjeko-ligjor, mbledhja e provave për ndjekjen e rastit nëpërmjet drejtësisë penale dhe shërbimet psikosociale, ofrohen në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend dhe nga profesionistë të specializuar veçanërisht për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

“Për shkak të stigmës dhe mungesës së shërbimeve të specializuara, rastet e dhunës seksuale janë të nënraportuara por ne besojmë se me hapjen e kësaj qendre tashmë me standarte të çertifikuara, do të kenë mundësi të marrin shërbim pa dallim dhe në anonimitet të plotë të gjithë viktimat e dhunës seksuale”, tha Manastirliu.

Qendra LILIUM është një qendër sipas standarteve europiane, e financuar nga Qeveria shqiptare në përmbushje të rekomandimeve të Konventës së Stambollit, Raportit të GREVIO-s dhe ligjit të ri për “Masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Ajo ofron shërbim nëpërmjet një ekipi multidisiplinar të përbërë nga: punonjës socialë, punonjës të policisë, infermierë, mjekë ligjorë, gjinekologë, pediatër, psikiatër, psikologë klinikë, punonjës të prokurorisë, avokatë, etj. Qendra LILIUM, është një qendër që ka si përparësi shëndetin dhe mirëqenien e të mbijetuarëve nga dhuna seksuale, pavarësisht moshës, gjinisë, etnisë, grupit social, aftësisë së kufizuar, preferencës seksuale apo çdo lloj dallimi tjetër.

Gjatë inagurimit të qendrës Lilium, merrnin pjesë edhe drejtor i UN Women në Shqipëri, zëvendësministret e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme, mjekë dhe punonjës të specializuar që do të ofrojnë shërbimet multidisiplinare në këtë qendër.

Ministrja Manastirliu theksoi se modele të tilla të qendrave që ofrojnë shërbime multidisiplinate për viktimat e dhunës seksuale do të shtrihen në të gjithë vendin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet