Hapja e negociatave me kusht, baraz me moshapje e negociatave

Hapja e negociatave me kusht, baraz me moshapje e negociatave

Foto ilustruese

Rama as i do dhe as ka punuar për hapjen e negociatave. Opozita pavarësisht se ka thënë me forcë të Vërtetën, e kërkon me insistim hapjen e negociatave. Arsyeja e Ramës që nuk do hapjen e negociatave apo punon kundër hapjes së tyre dhe e opozitës që kërkon me ngulm hapjen e tyre është e njëjtë - Hapja e negociatave është: një darë e hekurt për qeverinë Rama për të zeruar hapsirat e veprimit korrupsionit, krimit e trafiqeve; një mekanizëm strikt monitorimi për Ramën dhe ministrat e tij të korruptuar, të inkriminuar dhe të lidhur me trafikantët e familjet mafioze; një bashkësi kushtesh e kërkesash të forta për të luftuar kapjen e shtetit nga qeveria, shpërbërë lidhjen e qeverisë me kriminelët e trafikantët dhe shkatërruar lavatriçen e pastrimit të parave të pista.

Por mesa duket Rama i kishte bërë llogaritë gabim duke menduar që opozita do të dilte kundër hapjes së negociatave dhe kështu fajin për moshapjen e tyre do t’ja faturonte lehtësisht opozitës.

Rama duke parë se opozita në mënyrë aktive po kërkon dhe lobon me qeveritë e drejtuara nga partitë e djathta, anëtare të PPE për hapjen e negociatave është kapur gafil dhe ka kuptuar se moshapja e negociatave mund të ishte fatale për fatin e tij, për më tepër që qasja makiavelike për të fajësuar opozitën do të ishte e pabesueshme, sepse tanimë të gjithë vëndet anëtare të BE e kanë të qartë se cfarë do dhe cfarë bën Rama.

Prandaj këto javët e fundit RAMA ka ndërruar taktikë; ka filluar të kërkojë madje duke u lutur Hapjen e Negociatave me Kusht. Sepse kjo do të ishte mënyra më e mirë që Rama edhe të krenohej se negociatat po hapen por ndërkohë që vendosja e darës së hekurt do të shmangej duke u shtyrë për më vonë. Dhe kështu mendon se do të shmangte largimin e tij përmes revoltave.

Qytetarët shqiptarë dhe opozita shqiptare e kanë të qartë këtë qasje tinzare…këtë veprim hileqar… Partnerët nga ana tjetër duan ti japin një mesazh shprese shqiptarëve që të mos dëshpërohen e të humbasin shpresën. Që të mos largohen nga Shqipëria…

Po ashtu qytetarët europianë do të marrin mesazhin se realisht negociatat ende nuk janë hapur sepse ka disa kushte që duhet të plotësohen dhe vetëm atëhere kur të plotësohen do të merret vendimi final për hapjen e negociatave.

Kjo taktikë do të thotë ndryshe: Hapja e Negociatave me Kusht është në realitet baraz me Moshapje e Negociatave. Ose thënë ndryshe vetëm kur të plotësohen disa kushte, që ende s’janë plotësuar për të lejuar hapjen e negociatave pa kushte, do të mund të hapen negociatat.

Kur do të hapeshin realisht negociatat? Vetëm kur të plotësohen kushtet…
Çfarë kushtesh konkrete duhen plotësuar? Vetëm disa prej tyre do të ishin: i) Shkatërrimi i mekanizmit korruptiv të kapjes së shtetit nga qeveria e korruptuar…ii) Prishja e lidhjes së qeverisë me krimin, kriminelët dhe mafiljet mafioze…iii) Shpërbërja bashkëjetesës së qeverisë me trafiqet e trafikantët…iv) Shkërmoqja e lavatriçes së pastrimit të parave të pista…

A mundet qeveria Rama ti plotësojë këto kushte? Absolutisht jo, sepse ajo ka lindur edhe ekziston nga korrupsioni, krimi dhe trafiqet…

E kur do të mund të plotësoheshin të gjithë këto kushte? Vetëm kur të largohet Rama dhe klientela e tij…. ! Dhe rrënjët e kësaj të keqeje do të eleminoheshin vetëm kur të ndëshkoheshin bartësit e saj e konfiskoheshin pasuritë e tyre të paligjshme…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laert: 11/06/2018 18:07

    Kaci i ZI I Sal Shpellarit ne ofensive kunder hapjes se negociatave. Kaco o xhuxh I ndyre dhe TURP I Mallkastres trime. Je nje vemje qe vetem ke vegjetuar nga breket e Nanos te poturet e Salushe Qoftelargut. Vjen era kellire o bastard.

    Përgjigju
  • populli: 11/06/2018 17:48

    ORE PLERE PO JU TE OPOZITES VETEM SHERRE E SHAMATE BENI NE PARLAMENTE SI E SI PERE TE PEGUARE NEGOCJATATE KUJTE JA BENI KETO JU PO DO TJU DALI DOCI BABALET E SHQIPERISE

    Përgjigju
  • redi: 10/06/2018 14:41

    Halja sa do te pastrohet mban ere . Opozita e Islamit perfaqson militantet e vet dhe jo shqiptaret ne pergjithesi . Deri ne varr ky xhuxh vetem urrejtje dhe cmire do kete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në