Haradinaj i kundërpërgjigjet sërish Thaçit: Kufijtë tanë i luan vetëm lufta

Haradinaj i kundërpërgjigjet sërish Thaçit: Kufijtë tanë i luan vetëm lufta

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur sërish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka paralajmëruar se me Serbinë do të diskutohet edhe mbi korrigjimin e kufijve.

I pyetur rreth kësaj, Haradinaj ka thënë se kufijtë mund t’i luajë vetëm lufta, askush tjetër. “Kufijtë  janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush mendon që luhen kufijtë ndryshe, gabim është”, deklaroi Haradinaj pas mbledhjes së sotme të qeverisë, raporton "Zeri.info".

Duke folur rreth opsionit që Presheva t’i bashkohet Kosovës, Haradinaj ka ripërsëritur edhe njëherë faktin se kufijtë tashmë janë të vendosur dhe ata nuk mund të ndërrohen.

“Krejt kah janë shqiptarë me qejf e kishim marrë, aty s’ka dilemë. Por këta kufij janë vendosur nga lufta e kaluar, janë kufij lufte, janë mijëra njerëz në tokë për këta kufij. Është bukur imagjinatë e lehtë të mendohet se luhet me këta kufij, nuk luhen”, potencoi kreu i ekzekutivit.

Ajo që ka mbetur mes Kosovës dhe Serbisë sipas kryeministrit, është njohja reciproke, nën kufijtë aktualë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve