Haradinaj kërcënon Thaçin për kufijtë dhe i qëndron taksës për Serbinë: Nuk do të hiqet edhe nëse rrezikohet qeveria

Haradinaj kërcënon Thaçin për kufijtë dhe i qëndron taksës për Serbinë: Nuk do të hiqet edhe nëse rrezikohet qeveria

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet i vendosur për taksën 100% ndaj Serbisë për mallrat. Ai deklaroi në emisionin “Interaktiv” në KTV se nuk do të tërhiqet nga vendimi edhe nëse rrezikohet rrëzimi i qeverisë. 

Gjithashtu Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi i kufijve bëhet vetëm me luftë. “Kosovën e 17 shkurtit 2008, nuk mund ta zhbëjë askush përfshirë edhe presidentin” tha ai. Në fund ai ka pasur edhe një paralajmërim për Thaçin dhe Kadri Veselin “nëse largohem nga posti i kryeministrit, do ti marr me vete” tha ai, shkruajnë mediat në Prishtinë.

Kosova është përfshirë nga një debat i brendshëm për rishikimin e kufijve pas deklaratave të Presidentit Thaçi, ndërsa më 21 nëntor në mbledhjen e qeverisë së Kosovës Haradinaj vendosi rritjen e taksës doganore me 100 për qind ndaj produkteve serbe (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Basha-Rithemelimit: Përse nuk flisni? Çfarë kocke u hodhi Lindita Nikolla që u ka ngecur në fyt?

Mandati i Xhaçkës, Basha-Rithemelimit: Përse nuk flisni? Çfarë kocke u hodhi Lindita Nikolla që u ka ngecur në fyt?