Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj: Kuvendi të marrë në dorë procesin e dialogut

PRISHTINE-Deputetët e Kosovës kanë diskutuar dhe kanë dhënë propozimet e tyre për fazën finale të dialogut me Serbinë, në seacnën e posaçme kuvendore për këtë çështje. Kryeministri i kosovës, Ramush Haradinaj, tha se këtë proces duhet ta marrë në dorë Kuvendi, ndërsa u shpreh se, pajtimi me Serbinë nuk nënkupton faljen e krimeve.

Kontributi në këtë debat është i nevojshëm. Do mundohem t’i ndihmoj parlamentit aq sa di si qeveri. E kam menduar si të nevojshme se kuvendi me pas informacion çka ka ndodhur në dialog. Për asociacion Kosova i ka dhënë dritën e gjelbër procesit, është proces në vazhdim, nuk ka epilog, marrëveshjet tjera, policia, drejtësia, telekomunikacioni, Kosova i ka kryer obligimet.

Marrëveshjen për energji Serbia po vazhdon për mos me zbatuar, Kosovës i shkaktohen humbje të mëdha, Serbia nuk po bën 3 pikat kufitare. Serbia po i bllokon disa marrëveshje

Ndërsa kryetari i Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se para dialogut të ri me Serbinë, duhet të shqyrtohet dhe vlerësohet dialogu i deritashëm, synimet dhe kërkesat e Kosovës, parimet, si dhe ekipi negociator dhe strategjia. Sipas tij, anëtarësimi i Serbisë në BE varet vetëm nga Kosova.

Seanca parlamentare mbi dialogun me Kosovës ka ardhur pas përçarjeve dhe qëndrimeve të ndryshime mes pozitës dhe opozitës mbi bisedimet në Bruksel. Ndërsa pozita po vazhdon takimet në Bruksel opozita po kërkon që Presidenti Hashim Thaçi të mos e përfaqësojë më Kosovën në dialog. Reagime ka pasur edhe në lidhje me atë që dialogu do të sjellë ndarje të Kosovës, sidomos pas një deklarate të ambasadorit amerikan Greg Delawie që nuk kishte mohuar se në Bruksel mund të bisedohet për diçka të tillë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 30/07/2018 16:23

    E more Ramush , shkijet po te deklasojne me politike e ti prape me avazin e vjeter. Duhet aksion gjithekombtare ne Mitrovice per te larguar nga Kosova Cetniket shkije dhe grupet Paramilitare qe po veprojne me planet e Akademise Serve per te neperkembur cdo gje Shqiptare. Strukturat Paralele Cetnike me ndihmen e Francezeve me vite paralizuan cdo gje per te arritur qellimet e serrbise. Fakt eshte sot jane 300000 cetnike ne Mitrovice e nuk jane fare njerez qe kane jetu me pare aty. Ky eshte kulmi i tradhtise Shqiptare. Mjerim. Nese nuk mundemi Te mbetemi Shqiptare mbi dhe,Shqiptare te hyme nen Dhe. Ah Kosove sa tradhtite po te behen nga Europa KURVE e vjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PDK-së: BE obligim që të anëtarësojë Kosovën në Këshillin e Europës, do ishte një mësim për Serbinë

Deputeti i PDK-së: BE obligim që të anëtarësojë Kosovën në Këshillin e Europës, do ishte një mësim për Serbinë