'Harbin Ice and Snow world', nis festivali ndëkombëtar i akullit dhe dëborës në Kinë (VIDEO)

Festivali ndërkombëtar i akullit dhe borës, zhvillohet që prej vitit 1984 në qytetin e Harbin, në Kinën Veriore, në kufi me Siberin. Çdo vit skulptura të bëra nga akulli, kanë për tendencë riprodhimin e figurave nga më të ndryshme, deri edhe qytete të tërë, duke krijuar një atmosferë magjike, fal dhe efekteve shumëngjyrëshe të dritave Led. 

Zyrtarisht, festivali ka filluar në 5 janar dhe do të vazhdojë rreth një muaj, por kohëzgjatja e tij varet edhe prej kushteve të motit.
Në fillimet e tij, festivali ishte tërësisht kinez, por me pas ai u ndërkombëtarizua dhe u përfshi brenda konkurencës së simotrave të tjera që zhvillohen në mbarë botën.

Të pajisur me sega akulli, skapelo, pikoca dhe mjete të tjera të trajtimit të akullit, skulptorë nga mbarë bota, pasi kanë realizuar projektet në letër, i përvishen punës në terren për realizimin e tyre duke punuar ditë e natë deri në datën e çeljes së festivalit.
Veç akullit të përftuar prej lumit të ngrirë, për prodhimin e blloqeve të akullit, përdoret edhe uji i dejonizuar, i cili siguron skulptura të qarta e transparente, të cilat shoqërohen nga drita shumëngjyrëshe, duke krijuar efekte fantastike sidomos natën.


Festivali i Harbin përherë e më shumë po i nënshtrohet konkurencës së fortë të simotrave në Kanada, Japoni dhe Norvegji. Duket se bashkë me rritjen galopante të ekonomisë kineze, rriten edhe dimensionet e skuplturave të akullit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia, 142 të dënuar përfitojnë në IEVP-në Kosovë e madhe në Lushnje

Amnistia, 142 të dënuar përfitojnë në IEVP-në Kosovë e madhe në Lushnje