Hardinaj në Vatikan, letër Papës: Njihe Kosovën si shtet

Hardinaj në Vatikan, letër Papës: Njihe Kosovën si shtet

Ramush Haradinaj në takimin në Vatikan me Papa Françesku

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kryer një vizitë dyditore në Vatikan ku është pritur nga Papa Françesku. Ai i ka bërë një letër kërkesë si dhuratë nga populli i Kosovës ku i kërkon që të njohë shtetin e Kosovës dhe të kujdeset për të.

Gjatë takimit me Papa Françeskun ,Kryministri haradinaj ka biseduar në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë dhe i ka theksuar faktin që Kosova njihet si një shtete me tolerancë fetare dhe bashkëjetesë mes popujve.

Ai është shprehur se ka qenë një nder shumë i madh për të dhe i ka përcjellë Atit të Shenjtë dëshirat e mira të popullit të tij dhe është mirënjohës për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.


(Kryeministri i Kosovës dhe Papa Françesku)

Haradinaj i ka bërë një dhuratë tepër të veçantë Papës një letër ku i ka kërkuar që ta pranojë shtetin e Kosovës dhe ta mbështesë popullin e tij. Takimi u mbajt në rezidencën e Papa Françeskut në kuadër të bashkëpunimit dhe pranimit të pavarsisë së Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 23/05/2018 21:22

    Ramushi esht i vetmi lider Kosovar qe i ka hallall te gjitha mos ishte ky njeri oromanet do ekishin ber Kosoven lesh e li

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK