Harrojeni Ronaldon dhe Messin, njihuni me tre 'yjet suprizë' në garë për Topin e Artë 2018 (Foto)

Harrojeni Ronaldon dhe Messin, njihuni me tre 'yjet suprizë' në garë për Topin e Artë 2018 (Foto)

Dy futbollistët e njohur, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Gazetari francez Eric Mamruth ka publikuar listën sekrete të kandidatëve për “Topin e Artë 2018” në profilin e tij në Twitter, dhe mes tyre nuk shihen aspak emrat e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

The Sun” shkruan se numërimi i personave me të drejtë votimi për Topin e Artë ka përfunduar dhe 3 vendet e para me më shumë vota në garë janë tre futbollistët finalistë në botërorin “Rusi 2018”.

EKSKLUZIVE/ Pas numërimit të gjysmës së votave, tre futbollistët më të votuar janë:

1) Luka Modric

2) Raphael Varane

3) Kilian Mbappe"- shkruan Mamruth.

Mirëpo fituesin e vërtetë do ta marrim vesh pas një muaji. Kujtojmë që në 10-vjeçarin e fundit Ronaldo dhe Messi, të cilët në e kishin “privatizuar” këtë trofe me nga 5 fitore secili.

Statusi i Eric Mamruth në Twitter

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë