Harruan sobën ndezur, përfshihet nga flakët banesa në Durrës, nuk ka të lënduar

Aneksi ku ra zjarri te shtëpia në Durrës

DURRES-Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 12, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin që ka rënë zjarr nuk ka pasur asnjë person brenda, ndërsa fqinjët kanë lajmëruar zjarrfikësen, që ka shuar flakët. Nga të dhënat e para mësohet se zjarri u shkaktua nga soba e cila ishte harruar ndezur.

d.ba.
Komento