Gjykata rrëzon HEC-et në kanionet e Osumit, Blendi Klosi: Shpëtoi perla e natyrës

Gjykata Administrative rrëzoi ankimimin e subjekteve për HEC-et në Osum duke i dhënë të drejtë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për pezullimin e ndërtimit të këtyre HEC-eve, disa muaj më parë. Vendimin e gjyqësorit e ka bërë të ditur ministri Blendi Klosi gjatë aktivitetit në Ditën Botërore të Rangers, zhvilluar në Liqenin Artificial në Tiranë.

Fituam një nga betejat e para për natyrën. Gjykata sapo ka vendosur, anullimin e HEC-eve Osum.

Deklaroi ministri Klosi gjatë fjalës së tij

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit përshëndeti vendimin e Gjykatës duke u shprehur se ky vendim: “Na nxit edhe më shumë për të vijuar betejën tonë nē mbrojtje të natyrës. Më në fund, perla natyrore e Osumit, shpëtoi. Osumi do të mbetet pasuri e përbashkët natyrore”.

Megjithatë ministri Klosi theksoi se drejtësia jo gjithmonë ka qenë në mbrojtjen e natyrës me vendimet e saj.

Pak ditë më parë, gjykata dha vendimin skandaloz tërifillimit nga puna të dy guroreve në Berat. Por pak nga pak dhe të gjithë bashkë do t’ia dalim të mbrojmë asetet tona natyrore.

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit dhe Turizmit

Kreu i Turizmit siguroi se lufta për mbrojtjen e Mjedisit do të vazhdojë pa kompromis. Ministri Klosi falenderoi të gjithë 'Rangers', në mënyrë të veçantë 'Rangers'-at e Beratit të cilët kanë punuar për mbrojtjen e Malit të Tomorit dhe Kanioneve të Osumit. Në Ditën Botëror të Rangers, ministri Klosi vlerësoi me certifikata të rinjtë e parë të programit Junior Rangers, program që zhvillohet pranë Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 31/07/2018 14:16

    Po ato te valbones nuk ia gjenit dot klecken ti anullonit. Apo ishte zarfi shume i madh!!!!

    Përgjigju
  • Shpellar vicidoli: 31/07/2018 14:00

    Do çmenet sekretari i pare i PPSH. Vete i jepte nenq.mi dhe vete protestonte.

    Përgjigju
  • Babalja: 31/07/2018 13:55

    HEC-et e salehut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë