Helikopteri i MSH ndërpret ndeshjen në Fier, u ul për të transportuar 31-vjeçarin e aksidentuar

Helikopteri i MSH ndërpret ndeshjen në Fier, u ul për të transportuar 31-vjeçarin e aksidentuar

Aeroplani që po transporton të aksidentuarin

Aksidenti i sotëm i ndodhur në Fier, ku të lënduar mbetën një çift që vinte nga Greqia për t’u martuar, ka shkaktuar një situatë të çuditshme.

Duke qënë se 31-vjeçari Samir Muçaj ka pësuar dëmtime të rënda, është dashur transportimi i tij drejt Tiranës. Nga ana e Ministrisë së Shëndetsisë, është dërguar një helikopter, i cili është ulur në stadiumin “Loni Papuçiu”, ku edhe po luhej një ndeshje miqësore mes Apolonisë dhe Luftëtarit.

Duke parë helikopterin që po afrohej dhe ambulancën që mbërriti në fushë, policia urdhëroi ndërprerjen e takimit. Ndeshja vazhdoi normalisht pas largimit të helikopterit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali